Gjate ketyre 30 vjeteve te fundit jane shkruar shume libra dhe artikuj dhe do te shkruhen akoma te tjere qe bejne fjale per sistemin komunist ne Shqiperi, per te cilin Dr. Isuf Kalo shkruan “Diktatura komuniste ne Shqiperi pati pa dyshim vulen e E.Hoxhes ku asgje nuk behej pa dijenine dhe pelqimin e tij”
Por libri i Dr. Isufit,mjeku personal i E.Hoxhes, per njezet vjet me radhe, eshte i vecante se pervec gjendjes reale dhe ngjarjeve te panjohura qe shkruan,i ben dhe nje analize si asnje tjeter organizimit dhe veprimtarise cnjerezore dhe shtypese te atij sistemi.
Librin e lexova dy here me shume vemendje dhe bisedova me mjaft njerez duke u shprehur mendimin se libri duhet lexuar nga te gjithe dhe vecanerisht nga partiaket dhe intelektualet. Shumica treguan shume interes por fatkeqesisht pati edhe nga ata (edhe minoritare) qe m’u pergjigjen “ C”thua doktor,Isuf Kalo eshte tradhetar,se Enveri e beri doktor, e besoi , ishte i privilegjuar dhe po te ishte burre ti thoshte atehere etj. Jam kurioz ne se keta njerez kane te njejtin mendim edhe per shkrimtarin e madh Ismail Kadare,qe kerkoi strehim politik ne France ose per Dr. Sali Berishen dhe ish te privilegjuar te tjere te sistemit qe luftuan per rrezimin e tij. Mos valle edhe Skenderbeun ,qe braktisi sulltanin dhe luftoi kundra tij do ta quanin tradhetar dhe do te thoshin “ haram buka e sulltanit”? Eshte fatkeqesi qe ka akoma njerez qe nuk dine ose nuk kuptojne se njerezit tregojne karakterin, dijet dhe nivelin e tyre te vertete, vetem kur jane te lire dhe jo nen presionin e dhunes dhe te frikes, ku mbreteron hipokrizia.Pra edhe Dr. Isuf Kalo, me gjithe se ishte i privilegjuar,tani qe eshte i lire nuk nguron te kritikoje diktaturen e E.Hoxhes per fatkeqesite qe i shkaktoi popullit shqiptar. Do te ishte shume e dobishme te shkruajne edhe te tjere, ish te privilegjuar qe me postet e larta qe kishin, mund te dijne me shume nga ajo kohe por si thote edhe proverba popullore “jo te gjitha mizat bejne mjalte”.Dr. Isufi, ato qe shkruan nuk i mendoi brenda nje nate, por kishte kohe qe i kish konstatuar, vuante shpirterisht dhe i lendonin ndergjegjen. Keshtu mendojne dhe veprojne njerezit e medhenj dhe patriotet te cilet duke vene interesin e pergjithshem mbi ate personal duan ti hapin syte popullit te tyre. Pa dyshim nje i tille eshte dhe Dr. Isuf Kalo,te cilin nuk e njoh personalisht,por qe pervec nje mjek specialist me fame evropiane eshte dhe nje njeri i zgjuar , teper human dhe patriot me kulture te gjere,prandaj, cdo fjale e fjali ne librin e tij duhet lexuar me vemendje.Une do te permend dhe komentoj vetem disa prej tyre qe me bene me teper pershtypje:
1- Paradoksat e sistemit komunist- Lexoni librin.
2- Te gjithe Ne, dhe personeli qe i sherbente bllokut, ishim me koken ne traste.
3-Perpjekja e qytetareve per mbijetese ,vigjilenca dhe informimi u bene menyra e jetes se tyre.
4- Pra ishte me se e qarte se shumica e popullit nuk besonte ne propaganden komuniste por nga frika shtyreshin sikur e besonin.Pra shtyerja, hipokrizia, aktrimi,dyfytyresia u bene pjese e psikollogjise se popullit dhe do te duhen breza te tera qe te zhduken.
5- E.Hoxha, si cdo diktator, donte rreth vehtes persona jo te zote por te bindur dhe lajkatare.
6- E.Hoxha nuk njihte fjalet: Falje e Meshire dhe nuk desh te dinte e te pranonte se LIRIA eshte ajo qe krijon njerez te vertete. Ja si I drejtohet poeti njohur gjerman Vilhelm Myller Greqise dhe botes mbare per rendesine e LIRISE :”Pa Lirine cdo te ishe ti o Greqi dhe pa ty Greqi si do te ishte bota?” (shenimi i im)
7-Dr. Isufi, si realist qe eshte, flet edhe per veprat qe u bene ne Shqiperi ne vitet e komunizmit.
Lexoni librin.
8-Mbajtja e pushtetit eshte me e veshtire se sa fitimi i tij dhe si dihet, ideollogjia komuniste u cfaq se pari si ender per barazi, te gjithe do te hanim me luge te florinjta dhe do te jetonim ne liri e demokraci,por ne praktike sistemi komunist i dha popullit shqiptar dhunen,friken dhe barazine ne varferi.
Ne lidhje me qendrimin e sistemit komunist kaqe gjate ne pushtet do te shpreh edhe une mendimin tim:
Diktatura komuniste, mbasi zhduku me menyrat me barbare demokratet e vertete dhe kundershtaret e saj, per te mbajtur pushtetin perdori teorine e luftes se klasave dhe diktaturen e proletariatit ( qe ne praktike ishte diktature per vete proletariatin) per te zbatuar ne menyre sa me te kamufluar praktiken e vjeter “divide et impero” d.m.th.perca e sundo.Keshtu E.Hoxha arriti per 45 vjet te beje nje popull te tere te flase me vehte ku njerezit nuk njiheshin mire dhe midis tyre, nuk dinin kush kishte mend e kush jo se shumica hipokrizoheshin dhe te gjithe flisnim te njejten “gjuhe”, ishte sheshuar personaliteti i njeriut. Si dihet berthama e sistemit komunist ishin organizatat e partise- komunistet, qe shumica ishin pa shkolle e injorante,sidomos ne fshatra, qe shume shpejt u bene “syri” ,”veshi” dhe informatore te hapur te partise. Ishin ata qe nxinin biografite e njerzve te ndershem dhe flamurtaret e luftes kunder te ashtuquajturve te deklasuar,kulakeve( ish nikoqiret e mire) ish te burgosurve etj.Nga na tjeter armata e madhe e te prekurve, te cdo lloji nga sistemi, nen presionin e luftes se klasave dhe parullave kercenuese qe here pas here leshonte E.Hoxha si p.sh. “O me ne ,o kundra nesh,rruge te mesme nuk ka”, nje pjese e madhe e tyre me menyra te ndryshme nga frika, u detyruan te kompromentoheshin edhe ata me ate sistem si informatore te sigurimit. Ishte e vetmja rruge qe u la sistemi ketyre njerzve per te mbijetuar dhe pse jo si thote Dr. Isufi te perfitonin edhe ata dicka si p.sh. qofte edhe nje shperngulje per djalin e tyre te punonte ne nje ndermarrje shteterore ose ne nje shkolle etj.
Pra ai sistem censure vuri ne praktike nje thenie te Stalinit qe thoshte se “armikun qe ta luftosh se pari duhet ta urresh” dhe per te mbajtur pushtetin vuri pothuaj gjithe popullin ne nje lufte te heshtur vella vrasese d.m.th. komunnistet luftoin te “ prekurit” e sistemit dhe keta te fundit denonconin gabimet e komunisteve, por edhe midis tyrte.
Nobelistja polake Wisllava Symberska shkruan per vendin e saj komunist:” U mesuam te detyruar te hame njeri tjetrin per te mbijetuar” – lexoni librin. Pra ishte turpi , hija e kompromentimit dhe frika qe njerezit e vuajtur nga sistemi nuk ishin te paret, qe llogjikisht duhet te ngriheshin kunder tij. Ishte edhe kjo nje nga paradoksat e sistemit komunist. Kam degjuar,nuk jam i sigurt,por aspak e pabesueshme se kengen “ Enver Hoxha tungjate jeta” e shkrojti nje mirditor te cilit regjimi komunist i kishte pushkatuar babane dhe denuar vellane me burgim te perjetshem. Pra diktatura komuniste per te mbajtur pushtetin perdori menyra te tilla dhune dhe praktika djallezore jashte cdo llogjike njerezore qe me te drejte shkrimtarja e re J.G. ( ne librin e doktorit) habitet dhe pyet: si e duroi populli kaqe gjate ate sistem shtypes?
Masa te tjera kryesore qe perdori sistemi per te mbajtur pushtetin ishin edhe ndalimi i fese,kolektivizimi i bujqesise, cveshja e njerzve nga cdo lloj prone private dhe inisiative personale etj.
Dr. Isufi shkruan dhe per politiken e jashtme izoluese te E.Hoxhes si edhe per prishjen e maredhenieve me B.Sovjetik dhe Kinen, ku midis te tierave thote: “Enveri nuk ka qene as ideollog, as marksist dhe as kish mbaruar ndonje shkolle te larte filosofie”. Per mendimin tim aresyet e prishjes se maredhenieve me B.Sovjetik dhe me Kinen nuk ishin aspak ideollogjike dhe se gjoja Enveri mbronte marksizem-leninizmin por shkaku i vetem ishte per te shpetuar karigen dhe koken e tij.Per E.Hoxhen, si diktator stalinist, ku nxenesi e kaloi mesuesin, nuk kishte rruge tjeter shpetimi pervec rruges se dhunes dhe te krimit qe ndoqi qe ne fillim:
Ne konferensen e Tiranes me 1956 E.Hoxha u vu ne nje dileme dhe pergjegjesi te madhe para pyetjeve te shumta nga komunistet si Liri Gega e shume te tjere si psh jemi a s’jemi dakrod me materialet e kongresit te XX -te te P.K. te B.S. ku kritikohej kulti i individit i Stalinit dhe krimet e tij.
Po qe se Enveri do te thoshte PO,automatikisht do ti kerkohej riabilitimi i viktimave te tij si K.Xoxe,
S.Maleshova,B.Spahiu,T.Jakova etj. dhe si rrjedhim zevendesimin e tij ose edhe gjyq si u be atehere
dhe me udheheqesit e tjere staliniste ne vendet ish socialiste.
E.Hoxha e ndjeu rrezikun,dhe ketu vertetohet me se miri thenia e Dr. Isufit per aftesite maestrale te Enverit per te marre vendime te befasishme dhe te papritura. Ne saje te ketyre aftesive te tij, por edhe i mbeshtetur nga byroistet jo te zote dhe servile qe kishte rreth vehtes, dolli i pa lagur dhe si rezultat konferenca e Tiranes, per ndryshime ne vijen e partise, deshtoi dhe u pasua me denimin e shume komunistev te ndershem si revizioniste,tradhetare e agjente. E njejta arsye ishte edhe prishja me Kinen.- lexoni librin. Per dijeni shkaku i prishjes se maredhenieve midis B.Sovjetik dhe Kines nuk ishin divergjencat ideollogjike por disa ishuj kineze qe B.S. i kishte pushtuar gjate luftes se dyte boterore dhe nuk ja kthente Kines komuniste moter!
E.Hoxha, per te justifikuar deshtimin e politikes se tij te brendeshme ne sektore te ndryshem te ekonomise, here mbes here zbulonte “sabotatore’ ,’armiq’ ose ‘grupe armiqesore’ imagjinare.Po ta takoja Dr. Isufin do ta pyesja ne se i kaloi ndonjehere ndermend mos te Enveri kishin te benin me nje te semure te rrende psiqik? S’ka mundesi, qe me kaqe intriga dhe krime qe beri, te flinte i qete dhe te mos i dilnin ne gjume fantazmat dhe shpirterat e viktimave te tij?
Qe te jemi objektive duhet te pranojme se E.Hoxha e donte shume Shqiperine,por ne menyre te semure,e donte si ciflik te tij dhe vetem te tij dhe popullin– argat duke u perpjekur te krijoje njeriun e ri te tipit Pavlik Morozov, qe denoncoi babane e tij si armik te pushtetit sovjetik.
E.Hoxha vazhdimisht porosiste qe BESA e vertete e shqiptarit duhet te jete vetem ndaj pertise dhe pushtetit popullor.Emertimi i diktatures komuniste si pushtet popullor ishte nje ironi e madhe,nje kamuflim dhe nje mashtrim i madh demagogjik. Ne te vertete populli nuk kishte asnje pushtet dhe nuk pyetej per asgje,mungonin edhe te drejtat me elementare te lirise. Te vetmin “pushtet” ose “detyre” qe ai sistem i imponoi popullit ishte ajo qe thote Dr.Isufi : “vigjilenca dhe informimi per te mbijetuar” me fjale te thjeshta spiunimi i njeri tjetrit.
E.Hoxha, si njeri pa shpirt dhe pa ndjenja njerezore, arriti pa pike turpi te mos lejoje edhe Nene Terezen te vizitoje atdheun e saj, per te takuar dhe t’i jepte lamtumiren e fundit Lokes se saj te dashur. (komentet u a le lexuesve).
Me te drejte deputeti Arben Demeti, ne artikullin e tij ne gazeten RD te dates 19.10.1991, shkruan se “fenomeni E.Hoxha eshte padyshim fatkeqesia me e madhe e popullit shqiptar ne shekuj”. Fatkeqesisht ka disa njerez qe perpiqen te justifikojne politiken shtypese te E.Hoxhes duke thene se Enveri perdori diktaturen (dajakun) se e dinte c’popull kishte, prandaj kishim pune dhe qetesi,kurse tani kemi pasiguri,papunesi dhe droge.Ne radhe te pare nuk jam aspak dakord me karakterizimin qe i bejne popullit dhe dyta dua t’u them ketyre zoterinjve se edhe gjendja e sotme ne Shqiperi,ne nje shkalle te madhe, eshte pasoje e “plageve” qe na la diktatura komuniste (edukimi komunist) ne psikollogjine tone, si ne mendimet dhe ne veprimet tona te perditeshme, dhe si thote Dr.Isufi do te duhen breza te tera qe te zhduken. Edhe se treti dua ti pyes keta zoterinj: si do te ishte zhvillimi i Shqiperise sot n.q.s. me 1944 nuk do te ishte vendosur regjimi komunist,por nje qeveri demokratike
qofte edhe mbret Zog?
Shqiperia sot do te ishte nje vend i zhvilluar demokratik,evropian si Greqia,Portogalia,mbase edhe me mire.Te tilla krahasime te behen dhe jo krahasimet qe bente regjimi komunist me Sqiperine e vitit 1938.
E.Hoxhen, ne vitet e fundit te jetes e preokuponte shume gjykimi historik i vepres se tij si udheheqes mbas vdekjes. Per kete mori masa drakoniane,dhe me sensin e tij te semure te mosbesimit zhduku pa meshire bashkepuntoret e tij deri dhe kryeministrin Mehmet Shehu me preteksin teper qesharak te nje krushqie dhe se bashku me ata u shkateroi familjet dhe fisin e tyre.Me se fundi,si dihet,zgjodhi si me te besuarin Ramiz Aline te cilit i besoi fatet e vendit,emrin,vepren e tij dhe familjen duke kujtuar ose besuar se po ikte i qete nga kjo bote.
Por ngjarjet qe rrodhen, vertetuan shume shpejt, se edhe E.Hoxha ,me gjithe masat qe mori,nuk i shpetoi fatit te diktatoreve te tjere;historia e ndeshkoi dhe ate rrepte,por me drejtesi.Mbas vdekjes se Enverit me 11.04,1985 pushtetin e mori Ramiz Alia i cili vazhdoi te njejten politike.( me hollesi per R.Aline shkruan Dr,Isufi ne liber).
Ne kohen e tij, varferia ne vend u shtua me shume, u shtuan arratisjet dhe vrasjet ne kufi,vazhduan krimet cnjerezore si varja e poetit kuksian Avdi Nela ne sheshin e qytetit te Kukesit per te tmeruar popullin,vrasja e kater te rinjve nga fshati Aliko ne kufi,zvarritja fshat me fshat e vellezerve Prasa per tentative arratisjeje, arrestime te shumta etj.
Shqiperia ngjante me nje kazan te madh qe ziente dhe shperthimi i tij i pare u be me invadimin e mijra te rinjve tiranas ne ambasadat perendimore si dhe veprime te tjera antikomuniste si rrezimi i bustit teStalinit ne Shkoder, artikulli teper i guximshem per ate kohe i Prof. Dr. Ylli Popes etj.Ramiz Alia para kesaj gjendje alarmate dhe situates nderkombetare, sidomos per ato per ato qe ndodhnin ne ish vendet socialiste si ne Rumanine e Causheskut e gjetke, nga fillimi i Shtatorit te 1990 u detyrua te shpalle disa masa zbutese ne lidhje me shkeljet ne zonat kufitare dhe tentativat per arratisje etj.Populli sapo pa nje rreze drite ne horizont, pa humbur kohe, i etur per liri dhe per te shpetuar nga shtypja dhe vuajtjet e diktatures komuniste,turma-turma ,me qindra e me mijra,pa marre parasysh rreziqet, braktisen vendin dhe shtepite e tyre dhe moren rrugen per ne Greqi,Itali e gjetke. Ky eksod i madh dramatik i popullit shqiptar kishte nje vecori te papare ne historine e njerezimit: kete radhe, popullin qe po brakiste vendin ne kete menyre nuk e detyronte ndonje armik i jashtem pushtues, si u be mbas vdekjes se Skenerbeut, nga pushtimi shekullor turk, por ishte rezultat i shtypjes skllaveruese te diktatures komuniste.
Ne vazhdim, R.Alia, ne dhjetor te vitit 1990 shpalli vedimin historik te pluralizmit politik ne Shqiperi duke pranuar ne kete menyre deshtimin e sistemit komunist. Menjehere u krijuan parti te shumta me emra te dryshme ne krye te te cilave, ne shumicen e rasteve, u vendosen njerez nga “fidanishtja e Enverit”, ish te privilegjuar te cillet, mbartnin dhe vazhdojne te mbartin edhe sot mentalitete dhe praktika nga mesimet skizofrenike te Enver Hoxhes.
Ne vitin 1992, me votim te lire pushtetin e mori PD me kryeminister Dr. Sali Berishen per te cilin Dr. Isufi shkruan”Dhe Saliu vete deshmonte dicka prej rebeli, dhe ne fakt qe atehere me gjeste te prera,me tonin e tij imponues gjate debatit “ etj.-lexoni librin.
Une, per Saliun kam respekt dhe akoma me shume per bashkeshorten e tij zonjen Liri Rama e cila ishte nje nga vajzat me te mira ne kursin tone 1965-1971.Kisha besim tek Saliu,jo si politikan, por se e njihja si student shume te mire dhe njeri te ndershem dhe e dyta se u specializua ne boten e lire ne mos gaboj ne France. Dr Saliu u perpoq, por masat dhe reformat qe mori dhe qe kerkonte koha, nuk ishin te mjaftueshme dhe ne drejtimet e duhura. Me piramidat dhe me hapjen e depove te armatimit u hodhen bazat e nje cthurjeje te re dhe te korrupsionit te pakontrolluar. Dr Saliu qe ne fillim tha nje te vertete shume te madhe:” Te gjithe jemi bashkefajtore dhe bashkevuajtes te atij sistemi kush me shume e kush me pak.”por fatkeqesisht nuk i dha rendesi te metejshme kesaj se vertete per tu bere e kuptueshme nga populli, se mesa duket, nuk ishin fjalet e tij por te kopjuara ose te servirura. Ndryshe nuk spjegohet qe per cdo gje negative qe ndodhte ne vend akuzonte “te kuqte” vendet e huaja, propozonte hapjen e dosjeve etj.Me kete politike largoi simpatizantet e PD,e dobesoi dhe humbi pushtetin, dhe nga ana tjeter, forcoi PS dhe e solli ne pushtet qe me sa duket do te qendroje per shume vite akoma.Pushteti nuk merret me te bertitura,me kritike per kritiken dhe me fjalime te pakuptueshme e kotradiktore.Pushteti ne demokraci fitohet me pune, me pjekuri politike,urtesi drejtesi dhe sidomos me reforma e programe demokratike konkrete dhe rezultative per te miren e popullit.
Prolemi i pare kyc per demokratizimin e vendit, qe duhej te zgjidhte PD me marrjen e pushtetit, ishte pajtimi i popullit duke e cliruar nga gjendja percarese e politikes komuniste. Kjo do te arrihej me nje analize te thelle ne cdo fshat e ne cdo lagje, te metodave percarese qe zbatoi diktatura komuniste per te mbajtur pushtetin, si luften artificiale te klesave ( perca dhe sundo), diktaturen e proletariatit domosdoshmerine e zhdukjes se dosjeve etj. Keshtu do te thyheshin nje here e pergjithmone zinxhirat e ndryshkura te kompromentimit ose si tha Dr Saliu “te bashkefajesise”,te detyruar te popullit, per te mbijetuar qofte te perndjekurit ,qofte komunistet,dhe parullat e kohes do te ishin “rrofte liria” dhe “te gjithe rilindem me 1990”. Njekohesisht do te evitoheshin edhe kontradiktat e reja qe linden si lufta e re e klasave per te cilat flet Dr.Isufi,” biografite” e tipit kush ishe ti dhe kush isha une, hakmarrjet e ndryshme dhe me kryesorja, procesi i demokratizimit te vendit do te ecte me me shpejtesi, me normal, pa traumatizime, me drejtesi dhe sot do te thoshim E.Hoxha e percau popullin, kurse S.Berisha e pajtoi.Problemit te clirimit te popullit shqiptar nga e kaluara komuniste nuk i u dha rendesia e duhur nga asnje qeveri shqiptare dhe u la ne meshiren e fatit per ta zgjidhur koha,e cila po vonon shume per te sheruar plaget e shumta te se kaluares. Prandaj edhe sot nuk eshte vone te gjendet nje dore e forte dhe e guximshme te frenoje luften e re shfrytezuese te klasave dhe te ndiqet nje politike njerezore per nje bashkeegzistence harmonike te te gjitha shtresave shoqerore dhe grupeve profesionale dhe intelektuale.
Si thashe dhe me lart Dr.Saliu u perpoq si p.sh.:– Riabilitoi patriotet dhe demokratet shqiptare si dhe viktimat e diktatures komuniste akoma edhe mbretin Ahmet Zogu dhe familjen e tij dhe mire beri.– Ndihmoi materialisht ish te burgosurit dhe ish te perndjekurit,po kjo ndihme duhej te ishte me e madhe edhe ne drejtime te tjera.– U perpoq te zgjidhte problemet e domosdoshme te ndarjes se tokave dhe kthimit te pronave ish pronareve. Fatkeqesisht keto probleme mbeten edhe sot te pa zgjidhura dhe jane molle sherri, sidomos ne fshat,sepse u bene shume padrejtesira nga komisionet e ndarjes se tokes dhe nga gjykatat e rretheve, se ryshfeti dhe lidhjet mafioze predominojne mbi drejtesine.Ndarja e tokes duhej te shoqerohej dhe me dhenien e tapive falas dhe s’ka pse njerezit te vrapojne neper gjykata duke paguar qimet e kokes dhe ne te shumten e rasteve nuk gjejne drejtesi.– Beri gjyqin e Ramiz Alise.– Byroistat dhe bashkepuntoret e ndergjegjshem te atij sistemi,qe kishin lyer duart me gjak si kryehetuesat, gjykatesit, kuadrot e larte te sigurimit etj. Qe po ta mendosh thelle thelle ishin edhe ata viktima te atij sistemi. Keta njerez diktatura komuniste i zgjidhte me shume kujdes dhe me kritere te vecanta dhe hynin ne ate kategori qe thote Dr.Isufi si njerez “teper naive dhe dogmatike qe u besoin verberisht genjeshtrave e propagandes komuniste”. Keta njerez sistemi i perpunoi dhe i instruktoi ne menyre te tille qe veprimet e tyre,sado te padrejta , cnjerezore e kriminale ishin, t’i kuptoin dhe t’i ndjenin si zbatim me besnikeri te detyres qe u ngarkoi partia. Bile ndjenin dhe kenaqesi per torturat cnjerezore dhe vuajtjet shpirterore qe u shkaktonin viktimave te tyre te pafajshme.
Prandaj gjyqet si i Hekuran Isait e te tjereve nuk paten aspak vlere dhe do te ishte me e drejte qe ketyre njerzve tu krijoheshin kushte dhe tu jepej mundesia per te vetegjykuar veprimet e tyre dhe per tu sheruar nga e kaluara. Kjo do te arrihej nepermjet praktikave dhe realitetit komunist, pra do te zbatohej teoria mjekesore qe thote e ngjajshmja sheron te ngjashmen (similium,similibus curantur). Konkretisht t’u krijohej nje fshat i ri me emrin “Diktatura” ku per nje periudhe te punonin, te paguheshin, te jetonin dhe te defrenin ne kushtet e nje kooperative bujqesore te kohes se tyre, me kryetar nje byroist, me te gjithe detyrat dhe te drejtat,me “xhip-in”e shoferin e tij etj. dhe jo te merreshin me kafet e z. Nexhmije. Pra qe te sheroheshin dhe te kuptonin realitetin komunist duhej qe keta njerez te provonin praktikisht realitetin qe jetonte populli gjate pushtetit te tyre.
Sali Berisha kontribuoi per pavaresine e Kosoves, por njekohesisht nuk u soll me drejtesi simbas standarteve evropiane ndaj te drejtave te minoritetit te urte dhe te mencur grek ne Shqiperi.
Dr. Isuf Kalon e shqeteson shume dhe gjendja e sotme ne Shqiperi dukem thene:”Sot vendin e pushtetit autoritar e zuri shpejt mafia vendase dhe e huaj,kurse lufta e klasave behet midis te varferve dhe te papuneve me nje elite spekullantesh dhe te superpasuruar. Prandaj populli shqiptar thote qe “ishim me mire atehere kur ishim me keq”.
Shpresoj dhe uroj qe me futjen e Shqiperise ne Evropen e bashkuar gjendja do te permiresohet por gjithmone faktori kryesor do te jete stabilizimi i situates ne vend sidomos ne drejtesi,ekonomi dhe te drejtat e njeriut.
Une, qe po shkruaj keto pershtypje per librin “Blloku” te Dr.Isuf Kalos, i influencuar dhe i inkurajuar prej tij, shpreha disa mendime te mija. Jam nje mjek minoritar grek nga Saranda, nje besimtar i zjarrte,objektiv dhe realist i miqesise shqiptaro-greke qe aq shume e meritojne kete dy popuj me te vjeter te Ballkanit.
Duke perfunduar dua te shpreh respektin dhe admirimin tim per Prof. Dr. Isuf Kalon si dhe bindjen time se libri i tij do te sherbeje si nje dezintoksikues ( ilac) rezultativ per “sherimin” e popullit nga plaget e diktatures komuniste, por do te jete edhe dicka si “ungjill” ose “busull” per perparimin demokratik te Shqiperise.
Cerkovice,20.10.2019