Ajo është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare dhe së fundmi ka sjellë edhe një dhuratë për publikun. Në kohë si këto ajo që ka rëndësi është të suportojmë njeri-tjetrin qofte edhe me një note apo me një fjale të mirë. Silvana Rusi sjell “S’jena dy” nje kenge plot ritem, me grafikë të stilizuar dhe që rrit adrenalinen duke sjellë edhe dëshirën për t’a kërcyer. E meqë jemi tek dëshirat, ajo ka një dëshirë që e mban fshehur por sot e ka zbuluar për Intervista.al
-Silvana, grafika që shoqëron klipin është një strategji për të tërhequr vëmendjen?
-Gjithçka në art përdoret për të tërhequr vëmendjen të asaj që bën sepse realisht publikohet për publikun, pra synimi ai është dhe nëse arrihet aty është suksesi, mendoj unë.
-Në klipin e ri “S’jena dy” vjen më simpatike, më sensuale, më seksi. Mos ka ndonjë të re që duhet ta mësojmë?
-Në fillim ju falënderoj për ftesën dhe për intervistën. Nëse ju jam dukur me simpatike dhe më sensuale atëherë mendoj se synimi i klipit është arritur. Jeta ime është plot të reja sepse dashuria që kam për muzikën nuk më pengoi as në këto kohë të sjell një klip të ri, klip I cili është pëlqyer shumë që në momentet e para të publikimit dhe për këtë jam shumë e lumtur. Kënga është një bashkëpunim me Apollo, e prodhuar prej tij, me muzikë dhe tekst timin dhe videoklip nga GL Production.
-Ti je dy Silva?
-Silva është një dhe e vetme(Buzëqesh) Jam plot me dashuri nëse është ky thelbi i pyetjes.
-Kënga që të pëlqen më shumë nga repertori yt…
-Kënga e fundit, e këndoj gjatë gjithë kohës, kudo.
-Festivalet për ty, janë…(Pavarsisht situatës, do merrje pjesë?)
-Nga eksperienca por edhe nga ajo që është parë për shumë vite, di të them që janë një mundësi e mirë për të ecur përpara, nëse arrrin të gjesh një dorë të të përkrahë dhe të vlerësohesh aty, Duke u parë si diçka pothuajse e pamundur, them të shpresojmë të marrë tjetër përmbajtjet ideja e festivaleve. Mbeten padyshim promovues të jashtëzakonshëm të këngës.
-Ndihem në siklet dhe nevrikosem kur…
-Kur më bëhen padrejtësi
-Fjala më e ëmbël që më thonë…
– Je shumë e ëmbël…(Buzëqesh)
-Shprehja më e bukur që kam në mendje…
-Nuk është koha e vështirë, janë njerëzit e tillë. Është një shprehje që gjen vend shumë kohët e fundit duke qenë se po jetojmë realisht kohë të vështira që shkaktohen nga njerëz të vështirë.
-Njerëzit pëlqejnë tek unë…
-Zemrën dhe sytë…
-Te njerëzit adhuroj….
-Buzëqeshjen dhe vërtetësinë.
-Para 5 vjetësh e shihja veten…
-Këtu ku jam sot pas 5 vvjetësh
-Pas 5 vjetësh, veten e shoh…
-5 vjet më të realizuar profesionalisht sesa sot…
-Veshja për mua është….
-Një tregues i mirë i kujdesit vetjak dhe prezencë të kuruar në publik.
-Gabimi që nuk do t’ia falja vetes, është…
-Që vazhdoj të besoj tek njerez që më kanë zhgenjyer.
-Dëshira që mbaj fshehur…
-Dëshira që kam për të arritur sa më lart por duke ruajtur balancat.
-Personat me të cilët jam më e lidhur në këtë periudhë, janë…
-Vëllai dhe motrat, jam gjithë kohës me ta dhe jam kaq e lumtur.
– Kohët e fundit po marr shumë komplimente e përgëzime për…
-Për këngën, për look-un në klip dhe sigurisht për stilin që kam sjell në këtë klip.
-Ajo për të cilën mendoj gjatë gjithë kohës është….
-Si të realizoj në muzikë gjëra të bukura, të veçanta dhe origjinale.
-U trembem me të vërtetë…
-Tërmeteve dhe sëmundjeve, dy gjërave që këtë vit na kanë shoqëruar pothuajse gjithë kohës.
-Kohët e fundit kam bërë një diskutim të gjatë me…
-Me veten dhe kam arritur në disa konkluzione që po më hyjnë në punë çdo ditë.
-Raporti zemër-arsye tek unë është…
-Mundohem të punoj me arsye, por zemra bën punën e saj.(Buzëqesh)
-Egoja tek unë zë…
-Ambicia më shumë sesa egoja zë goxha vend…!
-Që një mashkull të më bëjë për vete, duhet…
-Të më respektojë dhe të më dojë.
-Njerëzit kurrë nuk do të më shikojnë duke…
-Duke qarë…!
Fabjola Kuburi