Ne nje demokraci normale, qytetaret protestojne paqesisht, qeveria reflekton menjehere…te gjithe shperndahen pa shkaterruar asgje. Ne nje demokraci normale, qytetaret bejne kallezim ne prokurori per nje PPP abuzive, drejtesia funksionon, fajtoret denohen, parate i kthehen buxhetit te shtetit…shoqeria qetesohet.
….por ne nuk jemi demokraci normale. Ne kemi shtet i cili kur sheh se proteston paqesisht, behet arrogant dhe te shkel me kembe. Kemi bere dhjetera protesta paqesore, por shteti ne vend qe te reflektoje, i ka hipur vetja ne qejf duke e konsideruar te dobet sovranin.
Tallja sistematike e pushtetit me sovranin sjell nje dite te bukur mbushjen e kupes, e cila sjell ne menyre te pashmangshme dhunen, revolten popullore.
Gjithsesi…shohim qe dhuna jone eshte me civile se ajo ne Europe. Kemi nje dhune te drejtuar eksluzivisht ndaj aseteve te pushtetit, nderkohe qe ne Europe dhuna eshte më kaotike dhe i drejtohet shpesh here edhe aseteve te njerezve te thjeshte. Kemi pare shume raste ne Europe ku protestuesit djegin makina, shkaterrojne dyqane apo bastisin supermarkete…thjesht per te nxjerre dufin. Nderkohe qe ne keto protesta, asnje prone e njerezve te thjeshte nuk eshte prekur me dore. Protestuesit tane i shohin pronaret e dyqaneve te vogla te falimentuar si ata vete, te percmuar e te shkelur me kembe nga pushteti si ata vete…por ne nje menyre me tinzare, jo me shkopa gome, por me strategji fiskale vrastare per biznesin e vogel.
Mos e paragjykoni dhunen ndaj pushtetit…sepse ne nje vend ku pushteti i sillet sovranit me arrogance, dhuna eshte e vetmja menyre per te vendosur ekuilibrat ne shoqeri !!