Sapo i ka mbushur 16 vjeç dhe ditëlindjen ia kanë festuar në shtëpi me plot supriza nga motra dhe nëna e tij. E kemi fjalën për shqiptarin e talentuar në sport Arian Berisha i cili ka lindur dhe jeton në Suedi dhe vazhdon vitin e parë në shkollën e mesme drejtimi sportiv e ku nga kjo shkollë ka të drejtë të jetë trajnier personal për fizik terapi. Ariani tani merret me MMA Camp Sport e mjaft talent e
me synim tituj në këtë sport pse jo një ditë për të ja bërë krenar të gjithëve. Mësojmë se ai ka dy idhuj që i ndjek siç janë: Israel Adesanya dhe Mike Tyson, ndërsa ka një vit që stërvit fëmijët nga mosha 7-14 vjeç në këtë lloj sporti dhe në klubin ku dhe vetë ai stërvitet. Duhet ta fiksoni mirë këtë emër djaloshi me origjinë shqiptare Arian Berisha për të dëgjuar nesër për lavditë e tij në sport.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3042542019199279&id=100003305331283