Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bio- kimistja Jeta Kasaj:Produktet mrekulli të Vitabiolink

-Përshëndetje, për një prezantim më të gjerë që edhe publiku të njohë aktivitetin tuaj, a mund të na tregoni ku konsiston më konkretisht?

-Duke ju falënderuar për këtë intervistë dhe mundësinë e këndshme për një bashkëbisedim me ju, dëshiroja të bëja një prezantim fillestar: unë jam Jeta Kasaj bio-kimistja dhe laborantia mjekësore e Vitabiolink, e brand-it më të ri të produkteve organike shëndetësore e estetike. Vitabiolink vjen si një risi ku klientit i ofrohen produkte të personalizuara , për specifika të vecanta apoa individualiste, sipas problematikes vetjake.Këto produkte janë formula ku secili element që përfshihet në formulë është i përzgjedhur për të përmbushur standartet e një produkti Organik.

Advertisement

– Si lindi ideja e krijimit të linjës tuaj “Vita bio link” të  kremrave, vajrave e serumeve,  më produkte bimore?

-Sëbashku me bashkëshortin tim z.Shkëlqim Kasaj, një inxhinier Elektronik por, me një përvojë shumë të gjerë në fushën e biznesit dhe marketingut, menduam që sebashku  edhe me rrethanat e shoqërisë sonë ku aspekti shëndetësor e estetik i trajtuar Organikisht po merr një rëndësi të veçantë , e duke u bazuar edhe në përvojën tonë të gjatë në marrëdhënie me shoqërinë, krijuam një brand si Vitabiolink ku ti gjen gjithcka që të ofron vetëm shëndet e pastërti .Ky rrugëtim lindi si pasioni i dy njerëzve ëndërrimtarë ku të gjitha idetë, potencialet dhe profesionalizmin ti bashkonim në një formulë të vetme : Vitabiolink -shendet e bukuri njëkohësisht.

Cili është target grupi që frekuenton më së shumti vitabiolink?

-Të vjen mirë dhe ndihesh komod me vetn dhe punën që ofron kur sheh që nëpërmjet cilësive të mira që një produkt prezanton ,të bëhet tashmë ose të vij si një kulturë e edukatë shoqërore, ku si burrat dhe gratë të kenë kujdesin qoftë shëndetësor apo estetik pse jo.Vitabiolink tashmë është një brand i gjithë familjes .Ju keni mundësinë të bëni pjesë të rutinës tuaj shëndetësore: nje caj bimor,një shampo, një pastë dhëmbësh , një krem, pra çdo element jetik që nevojitet në përditshmëri.

Jeta, cilat janë të mirat e produkteve BIO ? Do doja të dija pak më shumë për serumet dhe vajrat, rëndësinë dhe sigurisht edhe rezultatin?

-Për të ditur cili produkt është më i mirë , duhet të dini në radhë të parë se cfarë është një produkt Organik. Produktet Organike janë formula ku elementët bimore , natyral miksohen në formën e tyretë pastër. Këto formula nuk përmbajnë element kimik që nga fara e bimës e deri në procesin final. Ju eliminoni kimikate si : sulfate, ngjyruesit sintetik, konservantet kimik, acidet e demshme , glicerinat duke i zëvendësuar me elementë bio -organik të patër.Në këtë mënyrë të gjitha produktet që ju i ofroni trupit do të përkthehet në shëndet e mirëqënie që do e mbartni gjatë gjithë jetës tuaj.Le të marrim një shembull : serumi apo kremi i tonaliteteve të lekurës të trajtuara me këto produkte efektet ndihen që në momentin e parë të aplikimit.Duket si pak e ekzagjeruar kjo frazë prej meje, por mendoni vetëm një çast : ne kemi një strukturë qelizore të ngjashme totalisht me elementët e natyrës, për këtë arsye trupi juaj e njeh si një element të njohur jo të huaj, duke e bërë shumë shpejt të absorbueshëm njëkohësisht dhe të përkthyeshëm si element vetjak të metabolizmit njerëzor.

– A ju ka ndodhur që të jenë paksa dyshues kur kanë marrë një produkt tuajin? Si i keni bindur?

-Tregu i madh komercial, ofron larmishmëri dhe vështirësi në të njëjtën kohë qoftë në aspektin e konkurencës jo të drejtë apo marketingut hera -herës të tej fryrë në atë cfarë ofron.Kjo ka bërë që edhe klientët të zhgëjehen dhe të kenë frikë të përballen me një produkt të sapo hedhur në treg. Për këtë arsye edhe për ne ka qënë i vështirë njohja dhe prezantimi i Vitabiolink, por, mendoj se i gjithë stafi ynë karakterizohet nga një frymë që mua më bën të ndihem krenare dhe komode : fryma e humanizmit.Përvec cilësisë që duhet të jetë primare në një profesion te caktuar, ajo cfarë të bën ty të pranueshëm është të qënurit njeri.Duket e paimagjinueshme , por për ata që më njohin nga afër ose nëpërmjet produkteve , e dinë shumë mirë që unë ruaj marrëdhënie të përditshme me ta , qoftë me nje mesazh ose me një komunikim të faqes tonë .Kjo ka rritur besueshmërinë, e ku kjo besueshmëri vjen me produkte që ofrojnë cilësi të garantuar.

A mund të më thoni produktet që gjenden tek “Vita Bio link? Çmimet janë të favorshme apo krahasuar me cilësinë mund të jënë paksa më të shtrenjta?

– Vitabiolink përfshin një gamë të gjerë produktesh shëndetësore dhe estetike.Çmimet jo vetëm në Vitabiolink por në të gjitha brandet bio-organike në botë, kanë kosto prodhimi për sigurimin e bazës organike , e që në fund përkthehet kosto edhe për konsumatorit.Që do të thotë : nëqoftëse do krijojmë një formulë organike për shembull një krem do na nevojitet që gjithë elementët që do përdorim të gjithë të jenë bio organik. Por këto element njihen si elementë që kanë kosto, duke njohur që janë kultivuar e prodhuar pa nderhyrje kimike nga dora e njeriut.Kjo është arsyeja që në gjithë botën këto produkte kanë kosto. Një fakt tjetër i produkteve bio organike është mënyra e konceptimit të një formule ku realizimi kërkon përfshierjen e shumë elementëve bimore në një produkt të vetëm për të patur atë efektin e mrekullueshëm që vetëm këto produkte mund të ofrojnë. Në të njëjtën kohë duke njohur edhe nivelin ekonomik të shoqërisë tonë , ne si Vitabiolink jemi munduar të kënaqim të gjithë target grupet e për t’u ofruar mundësinë për të jetuar shëndetshëm.

– Cili produkt ka nivelin më të lartë të shitjeve, cili kërkohet më shumë nga klientët tuaj?

– Nuk mund të vecojë një produkt të vetëm ose disa , kjo për arsye se klientët tanë pasi marrin një feedback pozitiv prej produktit zgjedhin ti provojnë pothuajse gjithë gamën.Ajo që duhet veçuar ndërkohë është situata e pandemisë e cila ka favorizuar më së shumti produktet shëndetësore, rritës imuniteti.

Ambjenti  tuaj e vizitojnë personazhe publike? Duke qenë se ata duhet të tregojnë kujdes më të madhe për lëkurën dhe flokët?

-Në përgjithësi nuk dëshiroj ti ndaj klientët e mi në kategorizime të tilla si : publik ose jo publik. Të gjithë jemi të barabartë në atë cfarë marrim nga një brand i tillëë.  Ajo që do vecoja ka të bëjë me fatktin sa njohuri apo edukatë kemi për të përdorur një produkt organik.Më ka ndodhur shpesh të përballem me individ ku potencialet ekonomike nuk u  mungojnë , por nuk e quajnë primare të zgjedhin një produkt organik, edhe e kundërta , kemi klientë që mund të eliminojnë cdo gjë tjetër nga përditshmëria e tyre vetëm që të kenë mundësinë në fund për të patur në rutinën e tyre shëndetësore një produkt me vlera.

A ndikojnë këto produkte edhe në mirëqenien fizike por edhe në mënyrën e të jetuar, duke pasur parasysh që nëse ndihesh mirë me veten sigurisht që edhe mënyra e jetesës është më e dashur?

– Produktet bio-organike kanë një veti , do të thoja në thonjëza magjike.Sapo ti aplikon një serum ,krem apo konsumon një çaj bimor ndodh me ty ajo që quhet DE JAVU me natyrën. Ti kthehesh pas në kujtimet që mund të kesh nga një udhëtim në natyrë , nga një aromë lule apo një relaks që ke përjetuar në një shëtitje plot oksigjen midis drureve.Këtë efekt të menjëhershëm ta ofrojnë produktet organike të cilat rrisin hormonet ë lumturisë, nxisin qarkullimin e gjakut dhe dhurojnë metabolizmit tuaj energjinë dhe vitalitetin e të jetuarit në harmoni me veten dhe me të tjerët .Një lëkurë ë bukur apo flokë të shëndetshëm i dhurojnë njerëzve vetvlerësimin në aktivitet e tyre të përditshme.

Jeta, në fund, një këshillë, një mesazh për të gjithë ata që duan më të mirën për kujdesin ndaj vetes?

-Vitabiolink në këtë rrugëtim ka sjellë moton e vet: Jeto shëndetshëm /Mendo shëndetshëm.Të mendosh shëndetshëm do të thotë ti dhurosh jetës tënde mundësinë e artë që këto produkte të pastra e natyrale ofrojnë.Duke menduar shëndetshëm e duke e trajtuar shëndetin tonë si primare e jo sekondare , kemi për ti ofruar shoqërisë njerëz më vital e më të mirë. Gjithmonë mëpëlqen ta mbyll me një frazë: Jeta ju është dhuruar vetëm një here , por nëqoftëse e jetoni si duhet edhe njëherë mjafton.Jetoni shëndetshëm miq,mendoni shëndetshëm. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Silvana Rusi: Dëshira që mbaj fshehur…

Next Post

Reagon mjeku i njohur: Nuk e kemi luksin të humbasim as edhe një vaksinë COVID-I!

Advertisement