Karriera e tij ka nisur si model por sot Alessio Alia është një nga shqiptarët dhe modelet e suksesit në Australi. Shpesh herë e kemi parë në takime me personazhet me famë ndërkombëtare, si Beyonce, Jay Z, Rihanna, e shumë të tjerë. Ai tashmë merret me evente muzikore të mëdha në Australi me emrat më të mirë të muzikës botërore. Alesio Alia është tashmë edhe babai i tre fëmijëve me të cilët koha që kalon asnjëherë nuk i mjafton. Tepër i suksesshëm dhe shumë i përfolur Alesio Alia ka rrëfyer për Intervista.al sekretet e tij gjithashtu dhe projektet më të reja.
–Alesio si të gjejmë këto ditë…?
-Këto ditë më gjeni të lumtur nga njëra anë që jam me fëmijët dhe familjen time në Australi, por i mërzitur nga ana tjetër nga që nuk edha dot në Shqipëri të jem pranë prindërve të mi në këto momente të vështira që po kalojnë andej .
–Në Australi nuk jeni të izoluar, ka vazhduar jeta normalisht na trego diçka më shumë…?
-Australia ka qenë shumë e mbrojtur nga ky virus përveç se në Melbourne na mbyllën disa muaj nga një pa kujdesi të rojeve të hoteleve që ishin të vendosur personat që u kthyen në Australia por tani çdo gjë është në normalitet, pa asnjë rast virusi.
–Alesio tashmë je babi i tre fëmijëve, çfarë ndjesie është…?
-Ndjenja më e madhe dhe dashuria më e madhe që çdo prind provon ndaj fëmijëve të tyre, është një ndjenjë e jashtëzakonshme.
–Sa kohe kalon me ta, besoj që vëmendjen e ka marr i vogli…?
– Këtë vit kam kaluar shumë kohë me fëmijët sepse ka qenë çdo gjë e mbyllur dhe nuk kam pas dhe punë , por i vogli merr gjithmonë vëmendjen është normale, por dashuria është e njëjtë për të tre.
–I ke mësuar të flasim shqip fëmijët, po bashkëshortja flet gjuhën tonë…?
-Kuptojnë shume pak për momentin nusja kupton më shumë se fëmijët, është e vështirë të mësojnë shqip nga që vetëm unë flas shqip me ta dhe gjithë të tjerët anglisht, por shpresoj që do ta mësojnë edhe gjuhën shqipe .
– Alesio ndalemi pak tek ana jote profesionale, aktualisht me çfarë je i angazhuar…?
-Për momentin jemi pushim nga që artistët dhe evente nuk po organizojmë dot nga pandemia që është aktualisht. Por kam pjesën tjetër te bizneseve, që janë restorante dhe me ato po merrem tani.
–Të kemi parë dhe në shoqërinë e artistëve shqiptar herë pas here. Do të jetë një projekt i madh ndoshta me Ledrin osele ndonjë artist tjetër…?
-Shumë nga artistët shqiptarë i kam miq dhe me disa prej tyre kemi projekte të ndryshme.Me Ledrin realizuam një koncert në Australi për shqiptarët nga që këtu nuk kanë bërë asnjë herë club shoë me muzikë shqiptare dhe na doli shumë mirë . Me Dj Sardin që jemi shumë shokë kemi disa projekte të tjera. Ka edhe shume këngëtarë të tjerë shqiptar që kur të hapen rrugët do i sjell ne Australia, si Noizy përshembull edhe shumë të tjerë.
–Ke menduar të rikthehesh përfundimisht në Shqipëri ta braktisesh Australinë…?
-Të them te drejtën me zemër jam gjithmonë atje dhe me trup jam akoma këtu. Unë një ditë do rikthehem aty ku zemra ime është në Shqipëri .
–Sa i pasur është Alesio Aliaj dhe kur them i pasur, i pasur ekonomikisht …?
-Pasuria nuk ka fund, unë jetoj mirë pa pas nevojën e askujt dhe pa preokupime financiare që na bën të lumtur familjarisht .
–Cila është strategjia jote për të tërhequr seksin e bukur?
-Karizma dhe kofidenca që ka ai person që mua më ka tërhequr çdo herë .
–Si do ta fitoje vëmendjen e atyre që mund të të harrojnë̈; publik, miq apo të njohur qofshin?
– Vëmendja nuk fitohet por bazohet në gjërat e vërteta dhe Alesio që ka qenë kurë kam nisë ketë punë dhe tani që vazhdoni të më bëni këtë pyetje akoma jam po ai që kam qenë.
–Artistët zakonisht janë̈ ekspresivë, ti bën pjesë tek ky grup?
-Puna ime është ndryshe nga artistë unë i bëj të lumtur ata në jetën private se është më mire të dish se nga një herë të kesh…
–Dashuria e madhe?
-Ne jemi fëmijët e dashurisë. Dashuria është mbi të gjitha!
-Ke çaste të lumtura?
-Janë të gjitha të ndara. Ka shumë çaste të lumtura siç ka shumë çaste të pa lumtura, por mundohemi të bëjmë sa më shumë çaste të lumtura .
–Tingulli më i bukur?
-Kur fëmija i pare Jolie më tha babi se harroj kurrë .
– Tingulli që urren?
-Mundohem mos t’i kujtoj ato që i urrej ka shumë…!
–Nata çfarë është për ty?
-Natë është një gjë e errët ndonjëherë dhe e bukur kur i sheh të gjitha yjet e bukura që i ka krijuar natyra për të gjithë ne ti shohim.
–Pushimet?
-Mezi po pres të vij në Shqipëri të kaloj kohë me njerëzit e mi dhe shokët e miqtë që kam andej .