Ata janë binjakët më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Të ndjekur shumë që në fillimet e karrierës së tyre ku performonin në Al Pazar, duke u bërë të pëlqyer shumë nga të gjithë.
Roemo Veshaj dhe Donald Veshaj duket të jenë një dyshe premtuese për ekranet shqipëtare. Pas eksperincës me emisionin “Treshat”, i shohim në Vizion Plus me një tjetër mision, një spektakël night show, i quajtur “Binjakët”. Të gjithë ndoqëm të dielën risinë e këtij formati, të gjithë vumë re më në fund detajet e lidhjes së Donaldit me Bora Zemanin. Një emision që theu rekorde shikueshmërie dhe shumë i përfolur për të pathënat qê zbuluam.
Të ftuar në Next, binjakët zbuluan edhe më teper detaje nga emisioni, jeta e tyre private e mbi te gjitha, projektet e tjera ku do i shohim së shpejti. Ajo që na habiti ishte pjesëmarrja e tyre edhe në muzikë. Romeo tregon se, së shpejti të dy ata do të vinë në ekran me një këngë. Pra do t’i shohim edhe në këtë fushë. Një këngë e prodhuar nga producenti i njohur, Fabian Basha. Përsa i përket datës së publikimit, ata kanë vendosur ta lënë surprizë.
Detajat e hollësishme i gjeni në linkun më poshtë.