Reperja kosovare, e njohur me nofkën Tika, së fundmi u bë pjesë e labelit të njohur botëror, ‘Sony Music’, talenti i saj në muzikë nuk u pa veç nga shqiptarët. E si pjesë e këtij labeli të njohur, Tika sot lansoi këngën ‘Si unë’, një këngë kjo që atë e solli në tjetër formë, ashtu siç nuk e kemi parë deri sot.
Projekti ‘Si unë’ u shkrua nga vet këngëtarja Tika, me muzikë nga Granit Gashi dhe Dardy, si dhe u finalizua me një klip shumë interesant. Ky projekt është vetëm fillimi i një karriere të suksesshme që e pret në tregun muzikor botëror dhe mban vulën e suksesit nga producentët ekzekutiv Ghulo & Naser Qeli.
Reperja Tika vjen shumë unike me një projekt nga Graniti, Dardy dhe Ghulo (Video)

