Kjo periudhë e gjatë që ka mbajtur pezull artin, ka qenë për të një kohë mjat e mirë për të realizuar këngë të reja. Elma Halili, këngëtarja simpatike ka sjellë copëza përjetimesh nga përgatitjet e klipit “Boll mo”, që ka ngjallur interesin e dëgjuesve, që në këtë javë të parë të publikimit, si dhe për botën përtej muzikës. Në këtë rrëfim, Halili zbulon se çfarë e bënë të suksesshme muzikën që prodhon ajo dhe na tregon pak më shumë nga përditshmëria. Për të gjithë ata që mezi i presin projektet e ardhshme, këngëtarja pohon se shumë shpejtë do të ketë lançime të reja.
Elma, klipi yt i fundit “Boll mo” që ka vetëm një javë në treg duket se po ecën mjaft mirë edhe pse situata nuk është e favorshme. Pse zgjodhe të vish pikërisht tani?
Sepse është pikërisht tani që kemi më shumë nevojë për muzikë, për qetësi dhe për dashuri. Kjo kohë nuk duhet në asnjë mënyrë të na gjunjëzojë sepse ne ia kemi dalë dhe duhet tia dalim edhe këtë herë. “Boll mo” është një kompleks realizimi sepse kanë marrë pjesë në këtë projekt më të mirët e fushave të tyre. Teksti dhe muzika është realizuar nga Shkëlqim Mavraj, Rekord Studio dhe orkestrimi është bërë nga Ervin Gonxhi video nga Max Production Styling nga Merita Merja M.U.A: Rozana Cepele. Në këtë këngë unë gjeta veten.
Ndryshimet e tua në luk së fundi, sjellin një Elmë shumë trendy. Kujt i referohen këto ndryshime?
Pak vetes dhe pak bashkëpunëtorëve të mi me të cilët kam bashkëpunuar për këtë klip.
Fakti që këndon këngë popullore, të kufizon për të kënduar ato të lehta?
Nuk është se nuk e këndoj edhe të lehtën, por mendoj se shpirti më qëndron te popullorja. Nëse të lehtën e qëndis, populloren, e qaj! (qesh) Këndoj bukur këngën popullore dibrane të shqiptarëve të Maqedonisë dhe, në Amerikë, kam aktivitetet e mia muzikore ku bashkëpunoj me të gjithë kolegët atje.
Çfarë tipi e karakterizon veten?
Me karakter të fortë, superiore, shumë e prerë, shumë strikte. Në punë, mbi të gjitha, jam jashtëzakonisht korrekte. Korrektesa më shoqëron gjithandej, në çdo aspekt… Jam e dashur, pa diskutim, edhe pse jam ekstremi i të dyja anëve; aq sa ç’jam e dashur dhe e ëmbël, po aq jam nervoze dhe e egër.
E ke parë ndonjëherë veten si femër në biznes?
Për momentin jam por jam tek bizneset familjare por ndoshta në një të ardhme, pse jo?! Do të më pëlqente të kisha një lokal ku të luhej muzikë live fundjavave, në mënyrë që të shfrytëzoja edhe profesionin tim dhe, ai restorant, do të ishte si një shtëpi e vogël kulture për të gjitha miket e mia që këndojnë aq bukur. Nuk po përmend emra, sepse secili në mënyrën e tij sjell në publik diçka artistike.
Me kë nga rrethi i kolegëve apo kolegeve këngëtare ke një miqësi nga ajo e vërteta dhe e sinqerta?
Pothuajse me 70% të tyre. Jam shumë e hapur me të gjithë për biseda dhe di t’i ruaj sekretet. (Qesh)
Ku e klasifikon veten Elma , te femrat moderne apo tek ato tradicionale?
Jam tradicionale në disa aspekte sepse jam rritur me një frymëzim të tillë dhe më pëlqen shumë, por më pëlqen gjithashtu edhe modernia, me disa përjashtime.
Cilat janë vlerat njerëzore që çmon te një person me të cilin do të të lidhnin shumë gjëra, mes të cilave edhe ndjenja?
Njeriu është qenie shumë e komplikuar! Do të duhej të gëzonte shumë cilësi…
Çfarë do të të bënte të hiqje dorë nga muzika?
Kategorikisht, asgjë!
Ç’gjë tjetër veç muzikës e mbush kohën tënde? Si janë zakonisht ditët e tua?
Kam dy dashuri të vogla, nipin dhe mbesën që më mbushin shpirtin më lumturi me të cilët kaloj shumë kohë.
Ke bërë ndonjë gjest bamirësie deri më tani?
Unë, gjeste bamirësie bëj çdo ditë sepse sa herë më bie rasti të shoh në rrugë apo kudo njerëz të pastrehë, u fal diçka.
Sa të zhvilluar e ke ndjenjën e debatit dhe atë të… sherrit?
Ndjenjën e debatit e kam më të theksuar se të sherrit. (qesh) Nuk kam asnjë dëshirë të diskutoj me njerëz që nuk i përkasin nivelit tim dhe që nuk kanë asnjë argument apo nuk janë kompetentë për atë që diskutohet. Nuk them “po” vetëm për të të bërë qejfin; kur e shoh se kam për të kundërshtuar, e bëj.
Si të njeh shoqëria jote?
Do t’ju duhet të pyesni ata. (qesh) Si njeri të sinqertë, korrekte… Më thonë shpesh se jam super e talentuar.
Kur ke qarë për herë të fundit?
Te Merita (make up artistja) qava për efekt të xhirimit të klipit, kurse prej vërteti, s’para qaj shumë.
Bën shpesh dhurata?
Po, familjes, vajzave dhe nipit e mbesës.
Surpriza që do të të linte pa fjalë…
Të më cilësonin Artiste Populli. (Qesh)
Cila është e meta jote?
Jam shumë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë, gjë që të tjerët e marrin për naivitet.
Çfarë do kemi në vijim nga Elma?
Do kemi disa këngë të cilat do publikohen në vijimësi dhe do t’ju mbaj në koherencë.
Burimi: Gazeta Shqiptare