Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Musa Sylejmani: Në jetë nuk humbasim, ose fitojmë ose mësojmë!

Kanë filluar xhirimit e kinofilmit “Pendimi1” i cili duket që do jetë mjaft i suksesshëm! Ende pa u publikuar historia që shkrin disa zhanre ka ngjallur dëshirën e teleshikuesve për ta parë.Musa Sylejmani vjen në një rrëfim për të zbuluar të veçantën e këtij filmi dhe për t’i dhënë përgjigje disa pyetjeve që intrigojnë publikun. Sylejmani thellohet në të thënat dhe të pathënat përtej ekranit që i zbulon të gjitha!

– Musa, sapo kanë filluar xhirimet e kinofilmit”Pendimi” në të ju si menaxher dhe drejtor Filmi dhe regjisori Kicaj jeni thuaj elementet kryesor të këtij filmi…Për publikun që ende nuk e kanë parë,çfarë trajton ai?

Advertisement

-Filmi “Pendimi” do jetë një super film,brenda saj ka,krim,dramë,romancë,dhe në fund pendim.

-Si filluat me këtë projekt,kur e gjithë bota është duke u përballur me covid 19?

-Ky projekt është krijuar shumë më parë se të shfaqej covid 19. Mejreme Sermaxhaj, mikja ime një talente e dalluar e ka ideuar këtë projekt, brenda një skenari. Skenaristi i njohur z.Robert Bacaj e ka përshtatur në skenar. Unë si menaxher dhe drejtor Filmi Dhe z Adem Kicaj si regjisor, dhe Zeq Ukaj si konsulent, e vendosëm të gjithë së bashku të jemi aty prezent gjatë provave dhe gjat xhirimeve,po për fat të keq gjithçka ndryshoi,nga situata e Covid 19. Gjatë kësaj kohe ne të gjithë u izoluam këtu ku jetojmë në Zvicer ,dhe na u desh të mendojmë diçka tjetër për shkak të pamundësisë për të udhëtuar. Plotësuam një ekip shumë të mirë në kosov, pasi ne si produksion ishim të plotësuar si teknik të gatshëm nga Zvicra. Pjesën e regjisë ia besuam kolegut tonë në Kosovë Fitim Saqipit, operator është Enis Limani dhe Arben Bajgora i cili edhe pse është aktori kryesor tek filmi “Pendimi”, Arbeni është edhe pjesë e regjisë kurse tonist z Fahri Canaj. Organizimi iu besua Besim Berishës dhe Mejreme Sermaxhaj.

-Si u bë përzgjedhja e aktorëve?

-Po aktorët i kemi zgjedhur bashkë me regjisorin Kicaj, kuptohet duke pranu propozime edhe nga ideatorja dhe jemi shumë të kënaqur me zgjedhjet që kemi bër janë vërtet talent, aktor profesionista në rolet e tyre siç janë, ideatorjaMejreme sermaxhaj, organizatori i filmit Besim Berisha Agron Haliti ,Silvana Peposhi Fahri Canaj, Nexhmije korça Emanuela Gjoncaj, Arjeta Maka Arta Gjoci Ylli Berisha. Kurse nektarët e filmit janë aktorët e rinj në moshë, siç janë: Antesa Korça, Ajan Shahini Ulijet korça,Menora Morina dhe Andi Rexhepi. Por aty kemi edhe aktor të njohur siç janë ,Nimon Muçaj Kumrie Hoxha, Avni Hoti Avdullah Gjikokaj, Arben Bajgora Xhelal Fera, Artesa Retkoceri. Të gjithë këto profesionistë i kemi si qershia mbi tortë dhe sinqerisht ju jam shumë mirnjohes për çdo kontribut të dhënë nga gjithë ekipi tek filimi “Pendimi 1” Kontributi tyre ka shumë vlerë.

-Musa a mund të më tregoni dicka më shum rreth dy sipërmarrjeve kinematografike,siç është “Kthetra” dhe “Pendimi” Cili është cast-i tyre?.

-Mund të them që seriali “Kthetra” tanimë ka krijuar identitetin e saj si serial dhe me kastingun e aktorëve nga e gjithë diaspora. “Kthetra” ka arritur në episodin e 15, jemi në montim e sipër për ta sjell së shpejti në ekran për të gjithë publikun tonë dhe së shpejti dot fillojmë me xhirimet e radhes në Zvicër dhe Kosovë me shumë surpriza.

– Ku do të transmetohen këto projekte, në cilin televizion?

– Mendoj se ështe herët akoma për ta zbuluar këtë, por mund të them i kemi të gjitha mundësitë e hapura, vendimi akoma nuk është marrë, por së shpejti do ta shihni.

-Musa deri tani folem vetëm për projektet. Na thuaj diçka më shumë nga ty, ti vetë si u bëre pjesë e aktrimit?

– Unë jam shprehur në shumë intervista për fillimet e mia në aktrim, nuk dua të jem përsërites i intervistave të mëparshme. Por më lejo të them që unë jam përzgjedhur nga  regjisori dhe pedagogu im i çmuar z Adem kicaj. Që të jem në rolin kryesor tek filmi “Kthetra” bashkë me kolegen time Shkelqesa Lushaj. Absolutisht që pranova me kënaqësinë më të madhe.

-Pse “Pendimi 1”?

-Është një titull tundues dhe ka shumë për të parë, për t’u kuptuar i gjithë ky pendim. Nuk dua të shuaj më asnjë kuriozitet, por nuk mbarojnë këtu projektet në Kosovë absolutisht që do kemi dhe shumë të tjerë.

-Keni pasur ndonjë moment , kur je penduar që e ke bërë këtë zgjedhje?

-Në mënyrë apsolute jo, të jesh njeri sfidues do të thotë të pranosh shumë më shumë nga çfarë mendohet,e kam deklaruar gjithmonë që sfidat i dua, dhe do ti dua gjithmonë.

-Në të ardhmen  ku e shihni veten të pozicionuar?

– Unë sot do ju zbuloj dicka që unë ju kam premtuar më parë. Këtu kemi punuar intensivisht në grup për një projekt gjigand,do jet surprizë shumë e madhe, ku tek ky projekt do të perfshihen shumë sfera të ndryshme, po përmend disa.

1-Televizion në Zvicër i cili do jetë në të gjitha platformat dixhitale

2-Do ketë shkollë aktrimi të licensuar

3-Organizimin e gjithë eventeve në Diasporë

4-Produksionin e filmave në Zvicër dhe Kosovë. Televizioni quhet ARTI TV

Tashmë është e krijuar zyrtarisht në zvicer me drejtorin e përgjithshëm biznesmenin në mergim

Z.Zeq Ukaj dhe me drejtor artistik dhe regjisor me famë në diasporë “ADAMIN” ADEM KICAJ. Dhe unë kam fatin dhe privilegjin të jem menaxher i këtij projekti gjigand.

-Si të duken filmat e prodhuar së fundmi në Shqipëri dhe Kosovë?

-Vërtet ka filma shumë të bukur ka aktor të talentuar dhe i përgëzoj çdo personalitet që kontribon në kinematografi.

-Ti cilit propozim do ti thoje jo ose cfarë do refuzonte Musa?

-Jo, do ti thoja çdo propozimi që do më cënonte personalitetin tim dhe familjen. Sa për pyetjen e dytë duhet menduar mirë çfarë duhet të refuzojmë. Vetë termi refuzim të lë hapsirë për t’u menduar.

-Musa publiku është kurioz të di më shumë rreth teje?

– Gjë që nuk di është se unë jam bërë baba për her të dytë, jam bërë me një vajzë.

-Cfarë tipi është Musa?

-Unë jam një tip shumë i thjesht,kam një shpirt human,kam miq shumë të mir, por dhe armiq me pëlqen të kem. Mendoj se kam aftsinë për t’i ndryshuar mendimin nga “armik” ta kthej në mik, jam njeri i paqes dhe mirëkuptimit në cdo gje që më rrethon,se mendoj që të vetmes gjë që mund ti friksohem është Zoti

-Çfarë është dicka që mund ta nervozoj Musën?

-Janë disa gjëra që mund të më nervozojnë, mund të them njerëzit që nuk janë korrekt, njerëzit që të pasqyrojnë sinqeritet, por realisht janë shumë larg kësaj,e shumë të tjera gjëra që kan të bëjnë me tipe njerëzish,se në fund të fundit jemi njerëz të gjallë të gjithë.

-Jemi të gjithë kurioz si reagon Musa përballë një situate jo të këndshme?

– Pyetje tendencioze,po e përfshi përgjigjen në të gjitha aspektet e situatave të pakëndshme, preferoj të hesht,ose në një situatë nervoze më pëlqen të largohem për disa minuta më shumë për një reflektim!

– Mendohet se aktorët nuk e kanë të vështirë të aktrojnë dhe në jeten e përditshme,madje e bëjnë shpesh këtë gjë. Ndodh dhe me ty kështu?

– Nuk dua të tregohem egoist,por unë kam vite në televizion dhe po të kisha aktruar nuk do arrija dot këtu ku jam sepse jashtë kamerave duhet të jesh realist për t’u  bërë artist

-Musa më thuaj dy gjëra për njerëzit e ekranit…Një të mirë dhe një të keqe?

– Mendoj që ekrani të pasqyron ashtu si ti jep, e mira është të hap dyert, e keqja mendoj është që të sheh dhe mendon se te njeh kushdo!

-Deri tani ke kuptuar se nuk ka gjë që nuk realizohet, nëse vërtet e do,apo në jetë është e pamundur të realizohen të gjitha?

-Unë mendoj se çdo qëllim që kam pasur besoj i kam realizuar,edhe pse unë çdo ditë i vë qëllime të reja vetes. Çdo punë që unë e bëj,e bëj me nder dhe krenari.

-Mund të na zbulosh një qëllim të rradhës?

-Mendoj ta lë surprizë për intervistën e rradhës.

-Cfarë të motivon për të ecur përpara?

-Gjithçka që më rrethon,vullneti për punën,dashuria,familja,miqt etj.

– A je vrarë ndonjëherë nga ajo çfarë mund të thuhet, kur ndodh që në përgjithsi nuk jeni prezent?!

-Nga fjalët do të thuash,mund të them që jam i ftohtë kundrejt këtyre gjërave, për vetë faktin,per të kuptuar dikë duhet të veshesh këpucet e tij,por jam i sigurt që jo çdokujt do ti bënin,edhe pse mundohen ti veshin në mënyren e tyre por nuk ecin dot se nuk janë numri i tyre. Prandaj kam nje lutje, që askush mos të provojë këpucët e regjisorit Kicaj sepse do të rrëzohet që në hapin e parë.(Pak shaka)

– Në fund, a ke dicka për të ndarë me publikun?

-Po publikut dua ti them,që e para të kujdesen për shëndetin e tyre pasi Covid 19 ka kapluar globin, të jenë optimist kundrejt cçdo gjëje që i rrethon, dhe unë ju premtoj që nuk do ju zhgënjej, do kemi plot gjera të reja projekte risi për ju! Do ia shtri dorën e bashkëpunimit të gjithëve ku do që janë. Ju jam shumë falënderues për përkrahjen dhe vlerësimin që më jepni!

Burimi: Gazeta Shqiptare

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Artet Marciale të Përziera "Brenda Kafazit" libër për MMA-në shqiptare nga Arjan Rizaj!

Next Post

"Si dhelpra pas koqeve të dashit..." Nga Agron Berdaj

Advertisement