Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ina Qato: Shpirti artistik nuk ka afat skadence

Një produksion muzikor, në të cilin kushdo e gjen veten,“Zbrazëti” një shumës ndjesish i punuar bukur që vjen përmes tingujve dhe vargjeve, për të marrë një dimension tjetër kur e sheh të finalizuar. Mes përjetimesh dhe thënieve të sinqerta, Ina Qato rrëfen të thënat dhe të pathënat e botës së muzikës, pasionin e madh që e ka bërë të prek dyert e suksesit, si dhe mënyrën e natyrshme drejt së cilës synon të rritet profesionalisht.

Ina,projekti yt më i fundit mban një titull mjaft interesant “Zbrazëti”. Çfarë ke dashur të shprehësh ti përmes saj? 

Advertisement

-Është një këngë mjaft e ndjerë, ku përplasen një sërë emocionesh me njëra-tjetrën përgjatë gjithë këngës. Emocionet janë të trishta sa dhe dinamike. Jam munduar që këto emocione ti përshkruaj edhe më mirë vizualisht në performancën time gjatë klipit. Kënga flet për një histori dashurie të madhe, e cila humbi në një humnerë të madhe zbrazëtie dhe dhimbjeje. Shumë njerëz e gjejnë absolutisht veten në këtë këngë sepse të gjithë kanë pasur një histori dashurie, e cila është mbyllur ndoshta edhe pakuptim dhe ka lënë pas trishtim. Në këngë nuk flas unë, por flet shpirti dhe ky mendoj që ka qenë çelësi i bukurisë së kësaj kënge.

Kujt i shkojnë meritat për këtë këngë të bukur?

-Unë preferoj të jem kantautore në këngët e mia. Një artist nuk mund të jetë artist nëse nuk krijon. Unë dua që të përcjell emocione dhe mesazhe me këngët e mia. Kam kuptuar që kur i shkruan vet kjo ndjehet edhe më shumë nga publiku. E kam parë që preken dhe e përthithin më shpejt. Me këngën “Zbrazëti” kam mbajtur vajzat me facoleta. (qesh) Në momentin që shkruaj mendoj në mënyrë të pandërgjegjshme edhe muzikën, ndaj i bëj të dyja zakonisht. Dua të falënderoj Joniad Banushin për orkestrimin. Ai ma kuptoi menjëherë atë që kisha në kokë për këtë këngë si dhe DArt Channel për realizimin e klipit. E gjitha ka ardhur në harmoni dhe është trasmetuar ashtu siç duhet komplet emocioni i këngës.

Të pëlqen muzika kështu siç është?

-Tregu ka një shumëllojshmëri muzike dhe këngëtarësh. Ka plot këngë, që unë i bëj replay herë pas here në YouTube. Ajo që doja të mos harrohej kurrë është që një tekst, një muzike duhet të përcjell diçka, duhet të ketë një linje mendimi, një artikulim të mirë, pasi është art, dhe arti duhet të vij bukur edhe kur mesazhi është i trishtë. Muzika nuk duhet kthyer në pazar, përfitim apo dallavere. Nuk është politik, është art dhe shpeshherë nuk ndahen mirë konceptet. Kjo sepse ka pak artistë të mirëfilltë.

Deri tani, të kemi parë me balada… Ka të bëjë kjo me gjendjen tënde shpirtërore apo me faktin që baladat pëlqehen shumë?

– Shiko, varet si ndihem në ato momente. Në çastin që unë jam kantautore, patjetër që reflektohet gjendja ime shpirtërore në tekstet e mia. Gjithashtu kam hedhur shpesh covera baladash. Por, nëse shkoni pak më tej gjeni dhe pasionin tim për muzikën jazz. Madje, mendoj se është muzika që më shkon më për shtat edhe me ngjyrën time të zërit. Vjet kam publikuar një këngë që në fakt ishte ritmike dhe deri diku komerciale dhe before. Ky ishte një bashkëpunim me këngëtarin e ri me moshë, por super të talentuar Aldo Musaku, me të cilin nxorra në treg këngën time të parë. – Kështu që, dua të them, varet shumë nga gjendja ime shpirtërore, nga frymëzimi im në ato momente.

– Lidhur me muzikën, ka ndonjë moment që nuk do t’ia falje vetes një gabim apo diçka që tani nuk do e kishe bërë?

– Nuk para pendohem për gjërat që bëj sepse në fund të fundit ashtu i ndiej. Unë i besoj shumë intuitës sime. Sot jam 30 vjeç dhe kam lançuar këngën time të dytë në treg. Nuk pendohem që e kam nisur vonë sepse shpirti artistik nuk ka një datë skadence. Jam krenare që çdo gjë që kam bërë e kam krijuar vet, që nga teksti, muzika, skenaret, fondet. (qesh) Po, po edhe fondet! Nuk ka kënaqësi më të madhe për një femër sesa të shoh frytet e punës së vet. Nuk ka ndjesi më të bukur sesa pavarësia dhe vetëbesimi që të jep i gjithë ky proces. Kjo është diçka që dua t’jua them të gjitha vajzave që aspirojnq ti futen tregut muzikor.

– Në thelb, ti bën muzikë për veten apo për të tjerët?

– Në momentin që unë frymëzohem nisem nga përjetimet personale. Për një situatë timen apo situata të të tjerëve që për mua kthehen në rast studimi. Por, kur shkruaj për shembull për një dashuri të humbur nuk fus nota vetëvrasjeje apo depresioni sepse duhet menduar sesi mund të ndihet një person që është aktualisht në atë situatë. E imagjinoni dot se çfarë mund të ndodhte nëse unë do të shkruaja vetëm për veten dhe të mos merrja në konsideratë përjetimin e mundshëm, që mund të shkaktoja tek të tjerët? Kështu që, në një farë mënyre e bëj dhe për veten, ashtu edhe për të tjerët. Virusi, pandemia, izolimi na mësoi të adaptohemi me mënyra të reja komunikimi ose mënyra ekzistente që tashmë u kthyen në rruge komunikimi primar. Mësuam të këndojmë edhe nga shtëpia.(Buzëqesh)

Një këngë e mirë është ajo që ka 1000 apo 10 milionë klikime?

-Klikimet janë thjesht marketing, nuk tregojnë asgjë për cilësinë e këngës. Më vjen në mend këngëtari Vlashent Sata, i cili nuk ka me miliona shikime, por këngët e tij janë copëza mrekullie. Ai ka zgjedhur të bëj artin e tij, koncertet në mënyrën e tij dhe do të tërheq audiencën që e pëlqen vërtet muzikën që ai bën. Ka dhe shembuj të tjerë, por ky më erdhi menjëherë në mend.

– A mund të quhet art, kur është edhe biznes?

-Shiko nuk ka më bukur sesa të kthesh talentin apo dhuntinë në punë. Kjo është puna e ëndrrave të çdokujt. Puna, sigurisht, do të çoj në marrëdhënie biznesi. Dhe është e drejtë, sepse edhe një artist ushqehet, vishet, pi kafe, ha një drekë, paguan fatura etj. Por, arti në vetvete është frymëzim, është pasion, është imagjinatë, është dhunti. Mendoj se nëse ndonjë nga këto vlera humbet gjatë të bërit biznes, atëhere nuk do të ketë më art, por vetem biznes. Dhe një artist i vërtetë nuk do e pranonte dot ta bënte një gjë të tillë. Sepse arti është ushqimi kryesor i një artisti dhe kjo dëshirë nuk kontrollohet, vjen natyrshëm.

Tri fjalët që të përshkruajnë më mirë?

-E fortë, e ndjeshme, e pavarur.

– Çfarë e bën një njeri artist?

– Artist nuk mund të bëhesh.Ose lind ose nuk lind. Është kaq e thjeshtë. Por, ka një gjë, nëse nuk e ushtron, duhet ta ushqesh herë pas here. Artistët janë të tillë, jo sepse kanë vetëm talente, por kanë edhe disa veçori karakteriale, që i dallon menjëherë në turmë. Janë njerëz, ose të paktën duhet të jenë, pozitiv, të buzëqeshur, të lirshëm në mendime apo veprime, vishen me ngjyra, bërtasin në mes të rrugës, e shijojnë jetën dhe nuk kërkojnë ndjesë për këtë. Janë të ndjeshëm ndaj shpirtit të njeriut, komunitetit, kauzave sociale. Artistët i gjen shpeshherë edhe në mendime, zhytur në melankoli, të shpërqëndruar, pagjumë duke shkruar në 3 të natës, shpeshherë edhe të paparashikueshëm. Një artist duhet ta duash ashtu siç është, në atë botën e vet që nga jashtë duket një kaos i vërtetë.

– Çfarë vërtitet në kokën tënde për të ardhmen?

-E ardhmja për mua është sot, nëse unë dua të bëj apo të them diçka e bëj tani, nuk pres javë muaj apo vite. Nuk di të funksionoj ndryshe. Ndaj do kap çdo mundësi, që më jepet ose gjej vet për të kthyer pasionin tim në punë të përhershme. Planifikoj gjithsesi të eksperimentoj edhe në fusha të tjera artistike, si aktrimi, gjë të cilën nuk e kam prekur ende konkretisht. Kjo do të ishte sfida ime e rradhës dhe shpresoj në një të ardhme të jem pjesë e një projekti kinematografik.

Shënim:

Fotot bardhe e zi janë realizuar nga Reinaldo Fifo ndërsa ato me ngjyra nga Vllasi Foto!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit! Të gjithë janë të bindur se në daljen publike nuk ishte Melania Trump, por...

Next Post

Njihuni me Ermalin, vogëlushin shqiptar që po çmend ndjekësit në rrjetet sociale

Advertisement