Muzika, melodia me e bukur e shpirtit dhe mendjes. Sa e varfer dhe e pajete do dukej bota nese nuk do degjonim tingujt e bukur te muzikes. Zeri melodioz i kengetarit Bekim Ibrahimi i shton doza energjie muzikes permes kengeve qe sjell. Bekimi po punon mbi projektet e reja te cilat do te vijne se shpejti per publikun shqiptar dhe jo vetem. Pavarsisht situates jo te mire ne te cilen eshte kthyer ne nje problematike boterore, kengetari eshte duke ndjekur pasionin e muzikes ne te gjitha menyrat. Nderkohe ai ka realizuar disa prej projekteve ne Shqiperi e Kosove, e konkretisht sot perfundoi edhe nje nga klipet me tematike patriotike per heroin e te gjithe shqiptareve te ndjerin Dr Ibrahim Rugova, klipi i se ciles u xhirua ne ambjentet e shtepise e familjes se tij dhe kengetari ndihet jashtezakonisht i vleresuar nga mikpritja e familjes Rugova. Kjo kenge u kompozua nga Naim Gjoshi, tekst te vete kengetarit dhe video nga Fazli Berisha!
E nuk mund te leme pa permendur nje tjeter kenge te perfunduar me titull “Gjuha Shqipe si Mjalt n’hoja” e cila u xhirua ne qytetin e bukur te Beratit dhe kjo nje kenge e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe me tekst te Jahe Fides! Nuk mund te fshehim mirenjohjen per perkushtimin ndaj muzikes ne nje kohe si kjo qe po jetojme! Me tej do flasim edhe per projektet e tjera por le te bejme çdo gje ne kohen e saj…!
Advertisement