Blero Muharremi së fundi ka punuar me shumë përkushtim për projektin e ri muzikor.

“Merri sytë e mi”, titullohet kënga e re e këtij artisti, e cila do të shoqërohet edhe me videoklip, ku pritet që Blero të vije më ndryshe prej herëve të tjera.

Fillimisht, këngëtari kishte njoftuar se kënga e re do të publikohet më 18 shtator, por tashmë njofton se është shtyrë.

Përmes një postimi, këngëtari bëri të ditur se projekti i tij më i ri do të publikohet më 24 shtator, teksa nuk tregoi se përse është shtyrë kënga.

Kujtojmë se Blero bashkë me gruan e tij, Afronën, së fundi kanë udhëtuar për pushime në Turqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here