Një pesëvjeçar i ka bere babit te tij ate qe ai do ta mbaje mend gjate, por edhe ju do ju beje pershtypje.
Kjo ka ndodhur në Würzburg të Gjermanisë.
Djali ka telefonuar policinë për ta denoncuar babanë e tij, i cili në dy kryqëzime kishte kaluar me makine kur semafori kishte ndezur të kuqen.
Djaloshi i kishte telefonuar departamentit për raste urgjente me qëllim që t’iu ankohet për babanë. E gardianët e rendit dhe ligjit menjëherë i kishin telefonuar, ku ishte lajmëruar babai i tij duke u kërkuar falje për thirrjen që ishte realizuar te departamenti për raste urgjente.
Megjithatë, telefonin ia kishte dorëzuar të birit për ta vazhduar bisedën. Ai ua bërë me dije me një ton kritik, se si babai i tij kishte kaluar dy kryqëzime duke lëvizur në të kuqen dhe se policia duhet ta burgosin për këto veprime.
Ata jane munduar ta bindin vogëlushin se nuk është e domosdoshme që një patrullë të shkoje për ta marrë babanë e tij siç ai kishte kërkuar.