Fabian Basha, ish anëtari i grupit “Produkt 28” ka shpërthyer me tone të ashpra mbi mënyrën se si përdoret termi “Vip” në vendin tonë. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, ai u shpreh se në ditët e sotme kushdo mund të bëhet “Vip” pa përfaqësuar asgjë për shoqërinë.
“Kemi parë edhe devijime të frikshme në treg. Edhe një budalla mund të bëhet Vip në budallëkun e vet, sepse del aty bën aiiii, auuu, aaaa, kënaqen njerëzit e shohin e klikojnë me miliona herë por nuk do të thotë që ai më ndikon mua në jetën time dhe nuk do të thotë që unë duhet ta promovoj këtë njeri. Këtu duhet të hynte sensi i kritikës që në Shqipëri fatkeqësisht mungon. Kjo është fatkeqësia më e madhe e këtij tregu jo vetëm në sensin muzikor artistik por edhe në fusha të tjera të jetës,” përfundoi Fabi.