Presidenti i Federates Ruse Vladimir Vladimiŕovic Putin, u takua me organizatoret dhe vullnetaret e fushates #Ne Bashke. Kesaj fushate iu bashkua dhe Universiteti “Miqesia e Popujve”, Moske. Takimi u krye ne lidhje te drejtperdrejte nga telekanali Rusia24. Moren pjese organizatore dhe vullnetare nga e gjithe Rusia. Theksi me shume ishte vendosur tek studente-vullnetaret e Universitetit “Miqesia e Popujve”, i cili eshte universiteti i vetem qe pranon studente nga te gjithe kontinentet e botes. Nga ky universitet ishin perzgjedhur vetem 7 vullnetare, (Shqiperi, Rusia, Bangladeshi, Nigeria, Gvinea, Kitaj dhe Kolumbia) te cilet gjate gjithe periudhes se karantines kane qene aktive duke ndihmuar studentet e semure, por dhe njerezit ne nevoje. Presidenti Vladimir Putin, i mbeshteti studentet ne cdo ide por dhe ne problemet globale. Nje nder studentet/vullnetare me te mire, ishte perzgjedhur dhe Blerina Mahmutaj, bashkepunetorja intervista.al prej shume kohesh. Ne intervisten e dhene ajo citon: Unë jam gazetare, shkruaj për mediat shqiptare dhe bej jete aktive. Kam 7 vjet ne Rusi, se shpejti kam mbrojtjen e disertacies. Që në ditët e para të regjimit të izolimit në Moskë, kuptova se nuk mund të rrija e mbyllur, kur njerëzit kishin nevojë për ndihmë, shumë prej tyre nuk mund të dilnin per blerjen e produkteve ushqimore, apo per sende te tjera te nevojshme. Ndonjehere, shkoja per te ndihmuar dhe njerez ne rajone te ndryshme te Rusise. Pershembull, nje mesuese e cila sapo kishte lindur, dhe nuk mund te dorezonte dot dokumentat ne universitetin “Miqesia e Popujve”. Per ti ardhur ne ndihme, e per te mos u vonuar, pronotova nje taxi dhe marrja e dokumentave u krye me sukses. Mbaj mend që u befasova shumë në rrugët boshe -asnjehere nuk e kam pare Moskën e tillë.
Advertisement