Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Humbi njërën këmbë dhe nuk përfiton Kemp, dëshmia tronditëse: Më thanë me një këmbë mund të ecësh shumë mirë

Ishte vetëm 10 vjeç kur Fjoralba Lushi pësoi një aksident dhe si pasojë humbi njërën këmbë. Që prej asaj dite jeta e saj ka ndryshuar katërcipërisht,

jo vetëm për t’iu përshtatur jetës me aftësi të kufizuara por të përballet edhe me harresën e shtetit e paragjykimet e shoqërisë. E ftuar në emisionin ‘Vizioni i Pasdites’

Advertisement

Fjoralba në profesion infermiere u shpreh se askush nuk e punëson për shkak të aftësisë së saj të kufizuar, madje nuk përfiton as Kemp.

“Historia ime ka nisur kur kam qenë 10 vjeç dhe po shkoja në shkollë. Ishte ditë me shi edhe më përplas një makinë fatkeqësisht. U zgjova pas një muaji ,pa njërën këmbë dhe kjo na ndryshoi jetën jo aq për mirë por ja kemi dalë, e kemi përballuar. Ne nuk e kemi marrë pjesën e të ashtuquajturit Kemp, gjë që na detyrohet shteti por nuk e kemi marrë. E kemi kërkuar dhe është një mospërfillje duke më thënë ‘ti ecën shumë mirë s’ke nevojë për Kemp’, u shpreh Fjoralba.

Pjesë e grupit të infermierëve që u nis drejt Italisë për të ndihmuar në betejën ndaj Covid-19, Fjoralba shprehet se ky ishte i vetmi moment që ka ushtruar profesionin e saj si infermieres.

“Po isha pjesë e grupit dhe po jepnim kontributin tonë dhe isha në Itali bëmë aq sa mundëm . Ishim shumë të lumtur kur u kthyem ishte maksimumi ynë sigurisht. Jo nuk e ushtroj sepse në klinikat private kur unë jap intervistë dhe është një pyetësor me pyetje ku një ndër pyetjet është që a vuan nga ndonjë sëmundje dhe unë them po jam me protezë ,ata stepen. Mendojnë që unë nuk mund ta bëj. Sigurisht që unë mund ta bëj, unë mund ta provoj që ti ta bëj. Në shtet nuk na kanë dhen ndonjë favor apo benefit, jo as në shtet. Jam ndjerë e veçuar nëse mund ta them në këtë lloj forme në shumë raste jo vetëm në rastin e punësimit. Unë aplikova për infermiere vullnetare në Shqipëri dhe duke ditur që kisha lënë numrin ata më morën për infermiere në Itali,”përfundoi ajo.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

PSE U HARRUA DHE U SHKELË REFERENDUMI I POPULLIT TË KOSOVËS PËR VETËVENDOSJE?!​ PSE U HARRUA DHE U TRADHËTUA BETIMI I UÇK-së HEROIKE?! Nga Fadil Shyti

Next Post

E zhgënjyer nga tregu muzikor, këngëtarja shqiptare braktis Shqipërinë: Muzika shqiptare ka humbur vlerat

Advertisement