Skip to content Skip to footer

FEMRA SHQIPTARE KURORË E BUKURISË NJERËZORE! Nga Rudina Papajani!

FEMRA SHQIPTARE KURORË E BUKURISË NJERËZORE


(E PARË NË SYTË E NJË PIKTORI KLASS)


Historia e grave shqiptare që bën epokë mbart vlera të pakundërshtueshme .Me veçantinë e tyre individuale ato arritën jo vetëm të ndryshojnë gjithçka në jetën e tyre por të dhurrojnë art ,mirësi ,paqje,humanizëm duke mposhtur çdo barierë apo pengesa të pakalueshme .Duke u ndalur te motivimi dhe nxitja për të ecur përpara keto femra krijuan një simbiozë pozitive drejt të bukurës, fisnikërisë,tolerancës përballë vështirsive që jeta u ofroi.

Ëndra e Nënë Terezës gruas me forcë të madhe që arriti të jetë bota më e bukur shpirtërore femërore,humanizmi më solid që gëzoi dhe mbushi zemrat e një globi të tërë.Duke u ndalur më pas në këngëtaret që bën epokë me zërin,inteligjencën e tyre si e madhja Nexhmije Pagarusha ,Dua Lipa,Rita Ora duke u ndalur në veçanti në humanizmin që i karakterizon këto femra vigane.Kur flasim per drejtësi ,barazi dhe liri të femrës shqiptare kuptojmë luftën e madhe që bëjnë jo vetëm këto femra të këtyre lartësive por dhe hapat e vogla që bëjnë çdo ditë gratë dhe vajzat që nesër të ketë progresivitet në hapa gjigand drejt një lirie absolute,drejt një gjenerizim total të shoqërisë shqiptare duke sjell një përmbushje ku duhet të ecim në rrugën e ëndëruar.Pikërisht këtu e gjeti motivin piktori i njohur me famë evropiane Gazmend Freitag në ekspozitën e hapur në Austri kushtuar 10 grave shqiptare që dhuruan dhe japin art,kulturë,humanizëm,paqje e mirësi .Me anë të ngjyrave dhe telajos ai jep me vërtetsi detajet që bëjnë diferencën,brishtësinë femërore që është hyjnia më e bukur në limfën e një detaji të kurorëzuar duke na sjell një afeksion të bukurisë femërore ku kohët bëjnë histori dhe një penelatë ngjyrë ylberi në sytë e një artisti.
RUDINA PAPAJANI

Leave a comment

0.0/5