Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Driselda Kanina dhe Greta Tafa: Izolimi na frymëzoi për këngë të reja, ja e veçanta e bashkëpunimit tonë

Kjo kohë ka qenë mjaft frymëzuese për artistët. Ditët e izolimit i kanë bërë ata më krijues dhe u kanë shtuar dëshirën për të realizuar produksione të reja. Një bashkëpunim mes këngëtareve Driselda Kanina dhe Greta Tafa është pëlqyer mjaft nga publiku. Ato tregojnë për mënyrën se si lindi ideja për të kënduar së bashku, si dhe detaje të tjera që nuk i dinim.

Driselda dhe Greta vinë në një bashkëpunim, por para se të kalojmë te kjo, si ndiheni pas periudhës së izolimit nga COVID-19ë Karantina ishte më shumë një mënyrë për të gjetur veten apo ju ka penguar shumë në planet tuaja?

Driselda: COVID-19 erdhi papritur duke gjunjëzuar një botë të tërë. Solli shumë ndryshime jo vetëm në ekonomi, por edhe në jetën e përditshme, po ka edhe pluset e veta: të bëhemi njerëz humanë dhe të jetojmë realitetin, sigurisht të reflektojmë për të qenë ndryshe nga jeta e mëparshme, duke bërë mirë e falur dashuri. Virusi, kategorikisht na ka izoluar edhe na ka stopuar në realizmin e projektit, gjithashtu dhe aktiviteteve të tjera si: koncerte, dasma etj.

Advertisement

Greta: Në fillim e kam përjetuar shumë keq situatën në të cilën u përfshi një botë e tërë. Madje mediat ishin ato, të cilat krijuan një frikë te të gjithë njerëzit, nga numri i të prekurve apo edhe viktimat. Karantina ka ardhur te mua si një faktor “Prishje planesh, projektesh” etj.. Në momentin që u izoluam, në planet e mia rezultonte projekti dhe koncertet, të cilat mezi i prisnim dhe u dështuan nga COVID-19. Shpresoj që çdo gjë të shkojë në vendin e duhur, për të filluar një jetë normale dhe duke u përpjekur në realizimin e projekteve apo planeve të tjera, të cilat janë lënë përgjysmë. Ky virus ka dëmtuar dhe plagosur shumë njerëz.

Përse një mungesë e gjatë në muzikë si Greta dhe Driselda, pse vendosët të sillnit ne treg hitin “Dashuria apo shoqëria”?
Driselda: Po, është e vërtetë. Kanë kaluar 5 vite që nuk jam me pjesë e ekraneve shqiptare. Pjesëmarrja ime e fundit ka qenë te festivali i Ballkanit, ku dhe kam fituar çmimin e dytë. Shkaku i mungesës në tregun muzikor ka qenë largimi im nga Shqipëria. Por, kjo s’do të thotë se nuk kam qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme. Katër vite kam punuar nëpër dasma, koncerte. Ia lamë kohës për t’i sjellë audiencës diçka ndryshe dhe të bukur. Të realizosh një projekt të ri do kohë dhe financim të mirë.

Greta: Karrierën time si këngëtare e kam filluar që në moshën 16 vjeçe. Si fillim, kam qenë pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH dhe në “Top Fest”. Më pas kalova në zhanrin e folkut, nga ku finalizova tri këngë. Pas kësaj, me njërën nga këngët u përfaqësova në këngën e “Maratonës Popullore Qytetare”. Pas gjithë këtij suksesi, ashtu sikurse jam e apasionuar pas këngës, realizova klipin tim të parë me këngën “Zemra Bam”. Kam 10 vjet që jam larguar nga Shqipëria për të ndjekur studimet për juridik, master. Largimi nga ekrani ka ndodhur për arsye ekonomike, pavarësisht se dëshira ka qenë shumë e madhe për të realizuar projekte të reja, por edhe për t’i dhuruar publikut muzikën time. Por kjo nuk do të thotë se muzikën e kam lënë pas dorë, pasi kam marrë pjesë në evente të ndryshme në shumë vende të botës, sigurisht edhe në Shqipëri.

Mendoni se është koha e duhur për te sjellë këtë bashkëpunim?
Driselda: Bashkëpunimi u realizua. Kjo do të thotë se është koha e duhur.
Greta: Pavarësisht shkëputjes së gjatë, mendoj se është koha e duhur, duke pasur parasysh se tregu muzikor ka nevojë për këngëtare si ne.
Na tregoni pak më shumë për këngën e re, si u realizua, ku u projektua klipi dhe sa pritshmëri keni për këtë këngëë Pse vendosët ta bëni bashkë këtë këngë?
Driselda: Këngën e kemi projektuar që në Amerikë para 2 vitesh. Para 10 vitesh kam dëgjuar këngën e Gretës “Zemra Bam” dhe më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë. Edhe pse jetoja në Greqi, ndonjëherë gjërat që janë për të ndodhur, ndodhin. Me Gretën u takuam në një dasmë para 5 vitesh. Mes nesh u krijua një miqësi shumë e mirë, nga ku rezultati e tregon edhe vetë. Duke biseduar me Gretën, rastësisht i propozova për të shkuar në Amerikë, nga ku filluam të punonim dhe lindi dhe ideja për këngë. Tematika ishte ideja ime, ndërsa Greta krijoi melodinë.

Greta: Me Driseldën jam njohur para 5 viteve, kur ajo sapo ishte kthyer nga Greqia. Jemi takuar në një dasmë dhe në kompaktin e parë dukej sikur njiheshim prej vitesh me njëra-tjetrën. Kemi shumë të përbashkëta. Në Amerikë kemi jetuar dy vite bashkë, gjithashtu kemi punuar bashkë, po aty lindi edhe ideja e këngës. Kënga është orkestruar nga Klodian Qafoku dhe teksti nga Arben Duka. Klipi është realizuar te “Max Production”. Ideja e këngës nisi nga disa miq dhe duke biseduar, dikujt i kishte ndodhur kjo histori. Sapo u shkëputëm nga ata Driseldës, i erdhi ideja e tematikës, ndërsa unë fillova të punon me melodinë. Muzikën e vendosëm të ishte folk, sepse andej kemi dhe origjinën.

Cfarë kënge keni në mendje tani Do na thoni disa vargje nga kënga e re?

Driselda: Dashuria shkon e vjen, shoqëria s’të gënjen, me një shoqe të vërtet, çdo sekret ti ndan në jetë. Ia lëmë kohës të tregojë gjithçka (qesh).
Greta: Vargjet e këngës i shkoi Driselda. Në vijim na presin projekte të tjera.
Kur mendoni se mund të arrini majat profesionalisht, ose më saktë cili është kulmi për juë A është mirë të arrish në majë, apo duhet një konstantë
Driselda: Duhet të punosh shumë, të jesh korrekte dhe ta duash punën për të arritur një sukses. Është më mirë të mbetesh konstante sepse i përshtatet fushës sonë.
Greta: Që e vogël e kam pasur pasion muzikën. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha një këngëtare e pëlqyer për publikun, por kur i preka gjërat nga afër është shumë e vështirë të arrish atë që do, pasi kërkon shumë punë dhe investim (para). Ka shumë këngëtare të talentuar, por që nuk arrijnë dot suksesin, që duan pasi arti në Shqipëri është kthyer në biznes. Jam e mendimit të jem konstante, të jem e dëshirueshme për popullin, të më duan për atë që jam dhe bëj.


Cila është skena e ëndrrave tuaja?
Drisleda: Ëndrra ime është Eurovizioni (qesh).
Greta: Skena është e shenjtë për mua. Në çdo skenë që të marrësh pjesë, vlen.
Çfarë do të ishit bërë sikur të mos ishit këngëtare?
Driselda: Kam dy profesione. E para për pikturë dhe e dyta, kam ndjekur një shkollë 3-vjeçare për parukeri-estetikë në Greqi. Nëse sot nuk do të isha këngëtare, mendoj se profesioni që do të më përshtatej më mirë do të ishte dermatologe.
Greta: Përveç profesionit si juriste, dëshira ime është të bëhem pjesë e së bukurës. Një shkollë për “make up artist”.
Në fund, çfarë do të themi, një merak, një urim, një mesazh?
Driselda: Shpresoj që kënga jonë të marrë sa më shumë pëlqime nga audienca, pasi është një këngë bazuar në histori të vërtetë dhe sigurisht një miqësi e mirë dhe e besueshme. Uroj që të gjithë ta kalojnë sa më lehtë situatën në të cilën ndodhemi, pasi jeta është shumë e bukur dhe më kryesorja të kenë sa më shumë besim në Zot.
Greta: Uroj që kënga jonë të pëlqehet sa më shumë dhe kjo situatë të mos përsëritet më. Të mbetet një histori e harruar në jetën e njerëzve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Eni Çobani zbulon sozinë e saj dhe i lë të gjithë pa fjalë: Do të takohemi një ditë

Next Post

Ngërdheshja e injorancës para fytyrës së fëmijëve tanë! Nga Blerina Çizmja

Advertisement