Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Artin, po e vret ti! Nga Elma Doresi

Ti që nuk di të lexosh dhe ndërkohë ke statusin e artistit.

Ti që hyre në shkollë e artit se ” po menoja ku me shku e thashe po hy iher nga akademia “.

Ti që synimi nuk është krijimtaria por rroga mujore.

Advertisement

Ti që tekstin e shfaqjes e lë poshtë tavolinës se punës në teatër

Ti që platformën regjisoriale të projektit e fiton nga drekat e darkat me drejtuesit.

Ti që audicionin e një roli e njeh si lëpirje të regjisorit.

Ti që ngre karierën tënde mbi një mal kompromisesh.

Ti që përzgjedhjet I bën në saj të fitimit personal dhe jo profesional.

Ti që vjedh shfaqje nga youtube dhe guxon të flasësh për krijimtari.

Ti që hesht sepse heshtja jote paguhet me rolin e rradhes.

Ti që shtyp veten tënde duke mohuar kënaqësitë profesionale sepse ashtu ta do shefi.

Ti që I thua vetes artist ndërkohë je thjesht një zbatues zdruktharie.

Ti që nuk pyet për tekstin apo rolin por : Sa do paguhesh!

Ti që nuk nguron të përqafosh dhe të urosh kolegun pas shfaqjes dhe ta përgojosh shumë pak pasi ke dal që aty.

Ti që statusin ia detikon shefit dhe jo artit.

Ti që qelbesh era alkol dhe jo era art.

Ti që pret rrogën për të shlyer listën e alkolit të muajit që le pas.

Ti që në çantë nuk ke tekstin e veprës por shishen e rakisë , të cilën shpesh e quan ” larje gurmazi “.

Ti që ende bën tekst në skenë dhe nuk di ç’është partneri, komunikimi, mardhënja, adresimi, karakteri.

Ti që thua pas festivalit : ” Çmimi të takonte ty por rrethanat..”.

Ti që pjesmarrjen në një festival nuk e quan përgjegjësi por një mundësi për tu dendur në alkol dhe larg gruas / burrit.

Ti që motiv ke “zgjidhjen” jo ” zgjedhjen”.

Ti që teatrin e ke kthyer në bordello përfitimi dhe jo argëtimi.

Ti që nuk e di se çfarë është leximi dhe zhytja e imagjinatës në të.

Artin, e vrave ti!!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

PO HABITEM PSE TI MOR BURRË DHE DISA TË TJERË PO E QUAJNË LDK-n, "PARTI BOLESHVIKE" DHE ISË MUSTAFËN "KOMUNIST"?!?!?! Nga Fadil Shyti

Next Post

Hygerta Sako nxjerr format e saj dhe tregon për çfarë kanë nevojë femrat...!

Advertisement