Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Putin uroi veteranët dhe personelin ushtarak rus në ditën e fitores
Pse duhet t’i kushtojmë vëmendje kur fëmija bën një vizatim shtëpie? Ҫfarë mund të kuptojmë në këto raste?
Fredi: Ajo ka qenë shtysa më e madhe që të bëhem pjesë e artit të bukurisë

Pse duhet t’i kushtojmë vëmendje kur fëmija bën një vizatim shtëpie? Ҫfarë mund të kuptojmë në këto raste?

Nga Lorela Garuli

Vizatimi i shtëpisë është aktualisht një prej testeve grafikë më shumë të përdorur (Bekhit, Thomas, Jolley, 2005). Si rrjedhojë e fleksibilitetit që ofron dhe lirisë për ta realizuar nga ana e fëmijëve, ky vizatim administrohet vazhdimisht si pjesë e një baterie testesh gjatë vlerësimit të fëmijës. Gjithashtu, avantazhe të tjera e pika të forta të përdorimit të tij janë :

  • Mënyrat e vlerësimit global apo specifik të personalitetit
    janë po aq joverbale, sa edhe verbale.
  • Vizatimi, si një prej mënyrave më të hershme të
    komunikimit lehtëson shprehjen e individëve introvertë
    dhe atyre me vonesa në zhvillim.
  • Përmbajtja e vizatuar, përveç pasqyrimit të dinamikave
    të brendshme, shërben edhe si një nxitëse prej së cilës
    fëmija fillon të flasë për materialin e represuar.
  • Biseda që zhvillohet pas përfundimit të vizatimit me
    fëmijën, lejon që të kuptohen më thellë dinamikat e tij
    që i atribuohen simbolikës së shtëpisë.

Testi i vizatimit të shtëpisë mund të përdoret tek fëmijët prej moshës 5-vjeçare. Kur zhvillohet në dhomën e terapistit është e rëndësishme që fëmija të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për të vizatuar në mënyrë komode; të disponojë mjetet e punës, të jetë I ulur në një karrige sipas lartësisë së duhur për të, të ketë hapësirën e nevojshme për të vizatuar dhe lëvizur lirshëm, terapisti të jetë i vendosur përballë fëmijës në një largësi që e lejon atë të punojë I qetë por që njëkohësisht i mundëson ta vëzhgojë gjatë vizatimit.

Vizatimi kryhet duke i kërkuar fëmijës: Vizato një shtëpi sipas dëshirës tënde.

Advertisement

Pas përfundimit të vizatimit, fëmija ftohet të tregojë mbi atë që ka vizatuar. Informacioni që synohet të merret nëpërmjet bisedës shërben për të kuptuar sesa i gatshëm është fëmija për të folur për veten (kjo ndodh kur vizaton shtëpinë e tij reale), për të kuptuar rezervat e tij mbi situatën që përjeton apo dëshirat e veta, në rastet që vizaton një shtëpi imagjinare.

Gjithashtu, duke treguar për vizatimin e tij, fëmija ka rast të flasë edhe për dinamikat familjare e sesi i sheh raportet emocionale mes anëtarëve.
Një element i rëndësishëm për t’u mbajtur në konsideratë është që në rastet kur përdoren më shumë se një test projektiv grafik, dmth që përveç vizatimit të shtëpisë, administrohet dhe ai i figurës njerëzore apo i familjes, biseda verbale me fëmijën.

Burimi:Humanum.al

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Putin uroi veteranët dhe personelin ushtarak rus në ditën e fitores

Next Post

Fredi: Ajo ka qenë shtysa më e madhe që të bëhem pjesë e artit të bukurisë

Advertisement