Kërkesë drejtuar:
Ministrisë së Brendeshme
Ministrisë së Diasporës
Ministrisë së Jashtme
Për dijeni:
Presidentit,
Kryeministrit,
Shefit të Opozitës
Medias…. etjerë…
Në bazë të Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut të 10 dhjetorit të vitit 1948, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara; në bazë të drejtave legjitime të parashtruara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, lidhur me të drejtat legjitime të shtetasve shqiptarë me banim brenda dhe jashtë vendit; Shoqatat Shqiptare të emigrantëve shqiptarë që operojnë në Verilindje të Italisë, paraqesin para jush këtë kërkesë urgjente me motivacion:
Të shqetësuar për situatën që po përjetojnë prej vitesh emigrantët shqiptarë e kryesisht pensionistët, invalidët dhe fëmijët e porsalindur me shtetësi shqiptare, banues këtë zonë të Italisë paraqesim për zgjidhje problemin e mëposhtëm:
Prej vitesh mijra qytetarë emigrantë shqiptarë banorë residentë të zonës që shtrihet nga Ravenna, Cesena, Rimini, Pesaro, Ancona, San Benedetto, Ascoli Piceno, Teramo, Pescara, po edhe qytete të tjera të Italisë verilindore, të shpërndarë në krahinat e Emilia-Romagnas, Marches, Umbrias dhe Abruzzos, nuk iu është bërë e mundur prania e një zyre Aplikimi për Passaporta Biometrike Shqiptare.
Të vetmet zyra në gjithë territorin italian me mbi 600-mijë emigrantë shqiptarë me banim në Itali, (480-mijë me dokumenta të regullta, 120-mijë studentë e qytetarë turistë e sezonalë tremujorësh), janë mbi 500-km larg kësaj zone. Veç peripecive e papërshtatshmërisë së këtyre zyrave tashmë jashtë gjithë standarteve të zyrave publike, (ajo e Romës e akomoduar në një bodrum pa ajrim e me lagështirë, pa banjo publike e (shërbime për invalidë as bëhet fjalë), ndërsa ajo e Milanos e akomoduar në një “kondominio familjare banimi” në qendër të qytetit (pa parkim e akomodim për invalidët).
Ndaj ne, mbi 300-mijë emigrantët shqiptarë residentë të kësaj zone të zhvilluar të Italisë Verilindore, na duhet të bëjmë kilometra pafund, duke lënë punën dhe angazhimet e përditshme me ditë të tëra (të detyruar dy herë në vajtje-ardhje), për të mundur të pajisemi me këtë dokument sa jetik aq edhe institucional në Itali po edhe me gjerë.
Ne përfaqësuesit e Shoqatave Shqiptare të kësaj zone, e kemi ngritur disa herë këtë shqetësim në takimet rutinë me autoritetet shqiptare si në Itali edhe në Shqiperi, po deri më sot s’ka pasur asnjë reagim, dhe asnjë përgjigje për mundësinë e ndonjë zgjidhjeje nga autoritetet përkatëse administrative dhe qeveritare.
Nga ana tjetër, qeveria shqiptare vazhdon kokëfortë në qëndrimin e saj për të mos e shqyrtuar këtë nevojë jetike për këtë pjesë të qytetarëve të sajë në emigracion, duke shpërfillur kërkesat e shtetasve shqiptarë emigrantë të kësaj zone, këta shtetas të saj të cilët prej mëse 30 vitesh i shërbejnë mëkëmbjes ekonomike shqiptare edhe përmes remitancave e kontributeve të tyre individuale, si në Itali në shërbim të komunitetit e duke plotësuar boshllëkun e mungesës së institucioneve qeveritare shqiptare, ashtu edhe në Shqipëri me kontributet e tyre individuale dhe familjare.
Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate, kërkojmë ndjeshmëri prej shtetit shqiptar dhe urgjencë nga autoritetet përkatëse për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë para hapjes së fazës së dytë riabilituese nga emergjenca e coronavirusit, një çështje kaq jetike për situatën e gjithë komunitetin tonë. Kufizimi i lëvizshmërisë si në territorin italian ashtu edhe në atë shqiptar së paku edhe 6 muajt e ardhshëm, kërkon domosdoshmërisht këtë zyrë qoftë edhe provizore disamujorshe në këtë zonë.
Emigrantët shqiptarë i kanë dëshmuar vlerat e tyre, edhe si qenie njerëzore në nevojë po edhe si qytetarë shqiptarë me të drejta të barabarta me bashkëatdhetarët e tyre me banim në Shqipëri, ndaj qeveria shqiptare është e detyruar t’i mbështesë e t’u përgjigjet pozitivisht problemeve të tyre të cilat u cënojnë të drejtat dhe nevojat e tyre imediate, në mënyrë që të gëzojnë si të barabartë të drejtat për të lëvizur si brenda ashtu edhe jashtë kufijve shtetërore.
Nënshkruesit:
Përfaqësuesi i Shoqatës “Albanesi di San Benedetto del Tronto”, Vasil Nushi, nushivasil@libero.it
Përfaqësuesi i “Shkollës Shqipe” San Benedetto, Erzen Haxhiu, haxhiuerzen2822@gmail.com.
Përfaqësues i Shoqatës “Albanesi di Ascoli” Ascoli Piceno, Kadri Çera, kadricera@gmail.com
Përfaqësuesi i Shoqatës “Iliria-Romagna” Rimini, Alban Kraja, iliriaasociazione@libero.it.
Përfaqësuesi i Shoqatës “Amicizia” Rimini, Agron Ceka, italbarimini@libero.it.
Përfaqësuesi i Shoqatës “Agimi L’Alba” Rimini, Edmond Kumaraku, agimirimini@gmail.com.
Përfaqësuesi i Shoqatës “Aquila Club” Ancona, Pal Gjeko, circoloaquila@gmail.com.
Përfaqësuesi i Shoqatës “Albanesi di Grottamare” Grottamare, Fatos Ndreu, ndreu63@gmail.com.
Përfaqësuesi i Shoqatës “Albanesi di Teramo”, Adriatik Mirofci, aquiledeltruentum@gmail.com.
Përfaqësuesi i Shoqatës “C.I.S Benvenuti” Ancona, Selman Dermyshi, cisbenvenuti@libero.it.
Përfaqësuesi i Shoqatës “Albanesi di Tollo” Pescara, Adriatik Ziu, ziuadriano@gmail.com.
Përfaqësuese e Levizjes “L’Artigianato Femminile Albanese” Ancona, Rudina Shkoza, shkozaruduna71@gmail.com.
Përfaqësuesi i Shoqatës “Nënë Tereza” Pesaro Urbino, Fitim Kaja, f_kajo@live.it
Përfaqësuesi i “Shkollës Shqipe” Pesaro Urbino, Arben Xhani, arbenxhani66@gmail.com
Përfaqësuesi i Skuadrës së futbollit “Aquila Calcio” Ancona, Jozef Radi, jozefradi@hotmail.com.
Përfaqësuese e Shoqatës “Agimi Ravenna” Ravenna, Miranda Kalefi, m.kaleff@hotmail.com
Itali më: 25/04/2020