Rreperi i njohur nga Kosova, Gent Fatali, po i përjeton këto ditë karantine larg të dashurës së tij e cila ndodhet në Gjermani. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”
ai u shpreh se komunikon me të online dhe se karantina ia ka shtuar mallin për partneren e tij.
“E shoh(partneren) ja, si ju shoh juve. Me Skype, Whatsapp, Viber, kështu aplikacionesh. Nuk di ç’të them, por karantinimi ka të mirat e veta, sepse rritet malli”, u shpreh rreperi. Pak kohë më parë Gent Fatali ka bërë publike marrëdhënien me Rozafa Zefin, e cila është e motra e këngëtares Loredana.