Shkencëtari i sëmundjeve infektive Zhang Wenhong bëri thirrje për të rikujtuar stadet e ndryshme që vendet po kalojnë aktualisht në luftën kundër përhapjes së infeksionit koronavirus.
Sipas ekspertit, shumë vende janë akoma te rrezikuara nga koronavirusi, ndersa Kina tashmë është zhvendosur në fazën përfundimtare.
Pavarësisht nga të gjitha masat e marra, njerëzit që janë bartës të infeksionit ende do perhapin tek njerёzit pandeminё, tha Zhang. Shkencëtari gjithashtu kujtoi transportuesit asimptomatikë që janë të vështirë për tu zbuluar pa testuar. Sidoqoftë, sistemet shëndetësore të vendit, tha ai, duhet të përgatiten për zhvillim e njё situate të tillë.
Eksperti kujtoi rëndësinë e higjenës: larjen e duarve, vendosjen e maskёs dhe distancën sociale.
Më parë, zëdhënësi i OBSH-së, Melit Vujnoviç tha se, rreziku i një pandemie koronavirus nuk ka mbaruar. Sipas tij, një valë e dytë e infeksionit është gjithashtu e mundur.
Sipas OBSH-se, më shumë se 4.8 milion raste të COVID-19 janë regjistruar në botë, më shumë se 318 mijë njerëz kanё ndёrruar jetё.
Nga vlerësimet e Universitetit Johns Hopkins, numri i rasteve të infeksionit koronavirus në botë tejkaloi pesë milion njerëz, dhe më shumë se 328 mijë pacientё kanё ndёrruar jetё. Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë për sa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve.
Në Rusi, sipas të dhënave më të fundit, janë identifikuar më shumë se 317 mijë pacientë me COVID-19, 92 681 pacientë u shëruan dhe 3099 njerëz ndёrruar jetё.
Pergatiti: Blerina Mahmutaj