Ai është një nga parukierët më të dashur në Shqipëri. I dashuruar me profesionin e tij Fredi na tregon për rrugën që ka përshkruar për të arritur këtu ku është sot, karantina dhe gjendja aktuale, pasionet e tij dhe mbështetja më e madhe në jetën e tij…!

-Fredi, përshëndetje! Duke dashur të bëjmë edhe një prezantim me lexuesin, si të lindi dëshira për t’u bërë një make up artist?

-Së pari të falënderoj ty për intervistën. Profesioni im ka nisur  rreth 10 vite më parë që merrem me fushën e bukurisë, ku jam edhe diplomuar për makeup artist dhe parukier.

– Kush ka qenë mbështetja jote më e madhe për ty?

 – Falënderoj  mamanë time sepse ajo ka pasur gjithmonëdëshirë  që të bëhesha parukier dhe falë saj jam këtu ku jam sot.

-Sa i vështirë ka qenë fillimi për ty?

-Sigurisht që çdo fillim është i vështirë dhe për mua ka qenë i tillë. Fillova punë në sallone të mirëfillta  ku u angazhova me make up dhe parukeri të personazheve publike, vidioklipet muzikore e jo vetëm.

-Si do ta përshkruaje profesionin tënd si një parukier në Shqipëri?

-E përshkruaj si një përgjegjësi dhe një punë jo pak e lodhshme, por unë e ndej veten me fat që këtë profeson e ushtroj në vendin tim. Ndihem i respektuar dhe njëkohësisht i kërkuar nga masa e gjerë e klienteles Unë ndjehem i kënaqur që klientet e mia janë të lumtura me pamjen e tyre.

-Ke pasur oferta për punë jashtë Shqipërisë?

– Po kam pasur edhe shumë ftesa për të punuar në Milano por për shkak të familjes më është dashur t’I refuzoj.

 -Ka ndonjë pasion të dytë që nëse s’do e vazhdoje më karrierën tënde  të zgjidhje një profesion tjetër në të cilin do punoje po me të njëjtën dashuri?

-Nuk kam menduar të heq dorë ndonjë herë por nëse do rikethehesha në kohë mund të zgjidhja si profesion të dytë të isha dhe një futbollist.

-A ndihet konkurencë shumë në fushën tënde duke qenë një nga fushat më të lakmuara?

-Unë gëzoj respekt për të gjithë make up artistët dhe parukierët e parukieret. Nuk mund të flas për konkurencë sepse secili ka punën e tij dhe vlerësohet për atë që bën.

-Përtej punës që nis së shpejti, tani në këtë situate pandemie si e kalon kohën?

– Përpara pandemisë nuk kisha shumë kohë të lire,   kjo situatë na ka mbyllur paksa por që shpresojmë që shumë shpejt gjërat të shkojnë në normalitet.

-Si i ke kaluar këto ditë brenda në shtëpi?

– Jam marrë me ushtrime fizike, te gjitha nga pak. Kam parë dhe eskploruar në të reja dhe shumë gjëra që ndoshta më parë nuk kisha kohë ti bëja.

-Jeta private është e rëndësishme, ti e ruan me fanatizëm?

-Jam sentimentalisht i angazhuar dhe ndihem mirë. Gjera te reja do kemi se shpejti kaq mund të them për momentin, për më tej do ti themi në intervistën e radhës.(Buzëqesh)

-Çfare do themi në fund të kësaj interviste?

-Dua të falënderoj të gjitha klientet për  besimin që kanë tek unë, falënderoj familjen time për mbështetjen  e tyre dhe ju uroj të gjithëve qetësi, shëndet dhe shpresojmë që çdo gjë të kthehet si më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here