Flaka Krelani ka njoftuar fansat e saj që së shpejti publikohet projekti i saj i ri.
Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, duke ndarë me ndjekësit disa sekuenca të kësaj kënge.
Për këtë këngë, artistja ka bashkëpunuar me Russov, ndërsa titulli i projektit është “Travesuras”.
Projekti i dyshes pritet të publikohet më 20 qershor. Në njoftimin që ndau me ndjekësit Flaka shkruan “M’THAN QE EMRIN E KI PABLO… PO ZEMREN MA T’BUT SE MARSHMAAAALLOW ” • TRAVESURAS • me mikun tim @russovrd publikohet më 20 qershor!”