Disa ditë më parë nё ReportTV, ne emisionin “Repolitix”, studentja shqiptare Xhoi Çela, e cila aktualisht vazhdon studimet pёr master nё vit tё dytё për Letërsi Kritike në Universitetin e Moskës “Miqësia e popujve” (RUDN), ka deklaruar se:
“Në Moskë studiojnë rreth 100-150 studentë. Nuk kemi asnjë mbështetje, kemi mbetur në mëshirë të fatit, Ambasada na ka lënë në rrugë. Unë po flas në emër të të gjithë studentëve. Kërkojmë të kthehemi në Shqipëri, nuk kërkojmë asgjë më shumë”.
Sipas informacionit qё ne disponojmё, në Rusi aktualisht studiojnё rreth 85 studentё, 48 prej tyre ndjekin studimet nё Universitetin “Miqesia e Popujve”. Nё kёtё universitet ёshtё krijuar Shoqata studentore mё e madhe me Kryetare Samanda Lila.
Nga ana e saj Ambasada informon se:
Pёrshёndetje.
«I mirёkuptojmё shqetёsimin dhe kёrkesёn tuaj, tё cilat janё mё se tё drejta.
Kёrkesa tё ngjashme kemi marrё edhe nga studentё tё tjerё nё Moskё, kryesisht nga universiteti RUDN, por edhe nga ndonjё qytet tjetёr.
Kёto kёrkesa, madje dhe njё listё me emra, afёrsisht 20 vetё, i janё paraqitur nga ambasada Ministrisё sё Punёve tё Jashtme dhe nёpёrmjet saj Ministrisё sё Transportit, si dikasteri i cili pёrgjigjet pёr organizimin e riatdhesimeve. Deri tani nuk kemi ende pёrgjigje nёse do tё organizohet fluturim riatdhesimi pёr shqiptarёt nё Rusi.
Sidoqoftё, emrin tuaj po e mbajmё shёnim dhe po e pёrfshijmё nё listёn e dёrguar Tiranёs.
Ne, si Ambasadё do e riperserisim, dhe njё herё kёrkesёn pёr organizimin e riatdhesimit.
Tё shpresojmё qё nga fundi i muajit ose fillimi i muajit qershor situata tё pёrmirёsohet dhe tё rifillojnё fluturimet ndёrkombёtare si ne Rusi, ashtu dhe nё Shqipёri».
Faleminderit pёr mirekuptimin.
Për më tepër informacion i jemi drejtuar Kryetares së Shoqatës së studentëve shqiptarë në Moskë 2017-2019, Blerina Mahmutaj. Ajo shtoi: “Pёrcjellja e kёrkesёs në Ministrinë pёr Evropёn dhe Punët e Jashtme është bërë pa hezitim nga Ambasada Jemi nё pritje tё njё pёrgjigje. Për çdo paqartësi që mund tё lindi pёr studentёt, unë personalisht kontaktoj me Ambasadën ose nёpёrmjet Kryetares aktuale. Kemi mbёshtetje nё cdo kohё dhe zgjidhje tё cdo problemi. Shpresojmё qё kjo çështje tё zgjidhet positivisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur!”
Përgatiti: Blerina Mahmutaj, Moskë