Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Libri vs filmi në karantinë! Nga Elida Koxheri Kukaj
Si zhvillohen tek fëmija konceptet e numrave? Aftësitë përkatëse matematikore sipas secilës moshë. Nga Lorela Garuli, psikologe!
Ndërron jetë në moshën 77 vjeçare aktori i njohur Rikard Ljarja

Si zhvillohen tek fëmija konceptet e numrave? Aftësitë përkatëse matematikore sipas secilës moshë. Nga Lorela Garuli, psikologe!

SI FORMOHEN KONCEPTET NUMERIKE DHE VETËDIJËSIMI MATEMATIKOR

Përvetësimi i vetëdijes numerike

është për fëmijën një nga zbulimet dhe risitë kryesore të fëmijërisë së hershme.

Advertisement

Por, si zhvillohen dhe evoluojnë tek fëmija konceptet e numrave dhe të numërimit?

Krijimi i sensit mbi numrat ka të bëjë me aftësinë për t’i njohur dhe për të operuar në mënyrë efikase me to. Konsiderohet se kjo është një kompetencë e lindur dhe e pranishme tek shumë specie kafshësh, të cilët kanë aftësi numerike pa i mësuar apo ushtruar (Agrillo et al, 2012). Ndryshe nga shkrimi dhe leximi, që janë “shpikje” shoqërore e kulturore dhe bazohen mbi edukimin dhe të mësuarit, numërimi dhe veprimet me to kanë baza të caktuara neuronale dhe janë rrjedhojë e evolucionit

Fillimisht, numri është koncept abstrakt. Sa e lehtë apo e vështirë duhet të jetë për një fëmijë 3-4 vjeçar të familjarizohet me një nocion të tillë? Si t’ja shpjegojmë një fëmije se 5 kukulla janë njësoj për nga sasia se 5 makina lodër?

Sipas Piaget, i cili ka qenë i pari që ka formuluar idetë mbi mënyrën sesi fëmijët formojnë konceptin e numrit, fëmija fillon të numërojë pa e pasur të kristalizuar mirëfilli nocionin numër. Ai verbalizon sekuencat e numrave duke ditur që një objekti i korrespondon fjala “një”, dy objekteve u korrespondon fjala “dy”, e kështu me radhë.

Nga pikëpamja evolutive, rreth moshës 2-3 vjeçare fëmijët përvetësojnë parimin e përputhshmërisë së fjalës me numrin; ku një numri të caktuar i korrespondon vetëm një emërtim. Këtu, fillimisht fëmijët mësohen të mos përgjithësojnë kur numërojnë dhe së dyti, përvetësojnë parimin e rendit të pandryshueshëm. Numërimi ndjek një vendosje fikse të mirëpërcaktuar. Fëmija mëson se numërohet 1, 2, 3…10 dhe jo ndryshe. Parimi i fundit, ai i përmbledhjes totale të numërimit, kristalizohet rreth moshës 5-vjeçare; ku fëmijët dinë tashmë shumë mirë se objektet e numëruara prej tyre, janë shuma totale.

ETAPAT EVOLUTIVE TË ZHVILLIMIT TË AFTËSIVE NUMERIKE

Krijimi i vetëdijësimit numerik dhe matematikor ndjek një ecuri të caktuar dhe kalon nëpër disa faza, ashtu si çdo element tjetër përbërës i zhvillimit kognitiv.

Sipas moshës, këta hapa janë:

  •  I sapolinduri – mund të diferencojë në bazë të sasive të ndryshme
  • 0-4muajsh – mund të shtojë dhe të heqë 1
  • 1 vjeç – arrin të dallojë sekuencat numerike nëse janë në rend zbritës apo rritës
  • 2 vjeç – fillon të mësojë emërtimet e numrave
  • 3 vjeç – mund të numërojë pak objekte
  • 4 vjeç – bën mbledhje duke u ndihmuar me gishtat e duarve
  • 5 vjeç – mund të numërojë përafërsisht deri në 40 dhe fiton më shumë shkathtësi në veprimet e mbledhjes
  • 6 vjeç – fiton konceptin e shumës së pandryshueshme
  • 6 vjeç e gjysmë – mund të numërojë deri në 80. Fillon kupton që lidhja e mbledhjes me numërimin është si lidhja shkak-pasojë
  • 7 vjeç – memorizon veprime të thjeshta aritmetike

Burimi: Humanum.al

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Libri vs filmi në karantinë! Nga Elida Koxheri Kukaj

Next Post

Ndërron jetë në moshën 77 vjeçare aktori i njohur Rikard Ljarja

Advertisement