Reperi kosovar,

Rebel a.k.a UniKKatil

është rikthyer me një postim në instagram pas gati 20 javëve mungesë.

UniKKatili, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj kishte postuar për herë të fundit pas vdekjes së babait të tij. E pas gati 20 javëve, ai ka paralajmëruar fansat e tij se ndoshta është koha dhe momenti që ai të publikojë ndonjë këngë të re. Unikkatili njihet si reperi më i mirë shqiptar brenda dhe jashtë kufijve për talentin, suksesin dhe për produksionet që ka sjellë. E në këto ditë karantinimi lançimi  i një këngë te re do ishte një vlerësim i madh nga ndjekësit e tij dhe surpriza më e bukur që mund t’i bënte. Kjo tregon që gjatë kësaj kohe reperi ka qenë i angazhuar në studio për të sjellë edhe këngën e tij të re. “Po mendoj ndoshta nuk ish kônë keq me publiku diçka gjatë këtij karantini”, ka shkruar nën fotografinë e tij Viktori të cilën e ka postuar në Instagram

https://www.instagram.com/p/B_QJXw9JWvB/?utm_source=ig_embed

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here