Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nisi me dhimbje kudo, ish banori i Big Brother flet për simptomat e koronavirusit


Shumë persona,

mbartës të koronavirusit,

kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë identitetin e tyre.

Advertisement

Por ky nuk është rasti i ish banorit të Big Brother, Petrit Bylykbashi. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Prishtina, Bylykbashi zbuloi detaje nga vetëkarantinimi dhe momenti kur u njoftua se ishte pozitiv ndaj covid-19.
Ai shprehu se simptomat e para i kanë filluar në ditën e 6-të pas infektimit, dhe ato kanë qenë të njëpasnjëshme.
“Për 6 ditë kanë filluar të më shfaqen simptomat një e nga një. Ka filluar dhimbja tek unë,pork jo nuk do të thotë që tek të gjithë fillojnë ashtu.Tek unë ka nisur me dhimbjen e kokës, më pas kollë e thatë, shtrëngim gjoksi, plogështim i muskujve, dhimbjet e nyjeve.Keto simptoma kam patur unë, ndryshe nga ato që kanë njoftuar mediat unë nuk kam patur asnjëherë ethe, diarre. Temperaturë kam pasur, momenti kur kam patur temperaturë kam shkuar të bëj testin. Temperatura ka shkuar mbi 38”, përfundoi Petriti.
Përsa i përket gjendjes së tij psikologjike, Bylykbashi tregoi se e ka marrë të gjithë situatën me pozitivitet, pasi sipas tij, ishte diçka që pritej.
“Në atë moment (kur u infektova) nuk kam menduar për veten. Para se të shkoja për të bërë analizën mora laptopin e punës, i sigurt që do me dilte pozitiv testi në infektiv. Kam qenë psiqikisht i përgatitur shumë. Nuk jam person që bëj panic dhe i krijoj stres vetes… Qendrën e kam telefonuar për tu kujdesur për personat e rrethit tim që kam kontakt… nëna mësë shumti kam pas frikë për shkak të historisë së saj mjekësore…”
Teksa u pyet nga moderatorja Evi Reçi mbi dyshimet se ku mund të jetë infektuar me koronavirus, ai nuk përcakton një vend specific.Prej ditësh Petriti është izoluar në shtëpinë e tij i vetëm, me asnjë kontakt me botën jashtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ermal Fejzullahu i është përveshur punëve të shtëpisë gjatë karantinës

Next Post

Mihrije Braha: Me Naimin i kemi ndarë punët, ai pastron unë gatuaj

Advertisement