Grupi legjendar ‘Elita 5’
i ka ndaluar koncertet,
për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi.
Vokalisti i grupit ,Arif Ziberi ishte në një lidhje me Skype, për emisionin “Vizioni i Pasdites” ka ndarë disa detaje të jetës së tij pranë familjes dhe ka zbuluar edhe një pasion të tijin të ri, atë të kopshtarisë.
“Nga gjithë kjo e keqe e ka një të mirë, sepse kemi qenë në lëvizje dhe tani jemi pranë familjes. Bëj punë shtëpie, jam i pasionuar me oborrin, mbjell lule. Nëse më duhet të dal për të blerë diçka, dal me maskë dhe doreza. Unë jam me fat që kam bashkëshorten, nënën dhe tre vajzat , ndaj nuk më mbetet shumë punë për të bërë. Shikoj ndonjë film dhe jemi të qetë. “
Arifi zbuloi gjithashtu se grupi ishte në përgatitje e sipër për këngë të reja, të cilat do t’i dëgjojmë pasi kjo periudhë të ketë marrë fund.
“Kemi pasur shumë koncerte dhe shpresoj të kaloj këtë situatë dhe më pas shikojmë për koncertet. Kishim plane për këngë të reja, për një album unplugged dhe pasi të kaloj kjo mendoj që do i realizojmë. Më mungojnë shumë gjëra, koncertet dhe atmosfera. Më mungon takimi me shokët sepse çdo ditë kam dalë me shoqërinë për kafe. Më mungon ajo atmosferë, por jam disiplinuar sepse kam edhe nënën në moshë dhe mundohem të jem më i kujdesshëm.”