Nga Hamdi Skeja


Përshëndetje lexues të Gazetes Intervista.al,

sot do t’ju sjellim pranë jush , vajzen që u shpall si më e bukura e maruranteve në vitin 2019 !

-Xhoi , komplimente për bukurinë e dhuruar nga natyra, si ndodhi që ti ishe maturantja më e bukur ?

-Pershendetje, faleminderit për ftesen. Sinqerisht unë vetëm kur e pashë veten nëpër portale, as vetë nuk e dija se çfarë po ndodhte dhe kush e vendosi te isha une më e bukura maturante për vitin 2019.

-E natyrisht, ke pasur emocione, na trego pak për momentet e para kur e pe vetën në portale?

-Me thënë të drejtën nuk e prisja fare dhe në fillim u shtanga. Ishte një ndjesi e bukur dhe normale që kisha emocione, por më shumë kisha emocione se si do e merrte familja si lajm sesa kisha emocione qe kisha dalë si maturantja më e bukur e 2019-s .

-Urime! Po familja si e priti lajmin e bukur dhe emocional?

Faleminderit. E priten shume mirë në fakt, më mirë nga çfarë e prisja. Kur shkova në shtëpi erdhën e gjithë famija dhe po më përqafonin. Ishin momente plotë emocione dhe lot gëzimesh !

-Xhoi, tashmë ti je njeri publik dhe sigurisht mund të kesh marr edhe oferta për modeling , mund të na tregosh paksa ?

-Po, kam marr oferta për modeling në Shqipëri , por i kam refuzuar sepse e kisha vendosur që do levizja për jashtë shtetit bashkë me familjen që të nisja një jetë të re.

-Ti jeton tashmë në Kanada bashkë me familjen , na trego pak të rejat e tua atje ?

-Jetoj në Kanada bashkë me familjen.Për momentin po vazhdoj shkollen. Asgjë më shumë! Sepse tani kam ardhur dhe është normale që mos të kem të reja tani për tani .

-Tani merresh vetem me shkollen, je qetesuar atje? Si është një ditë e jotja ?

-Momentalisht vetem me shkollen. Në fakt tani nga virusi që është perhapur në të gjithë botën (pothuajse ) dita ime është e zakonshme, si gjithë njerëzit e tjerë. Por nëse flasim për më perpara shkoja në shkollë, dilja me motren për një kafe, kaloja kohë me familjen, pastaj merresha me detyrat e shkolles dhe keshtu iken dita.

-Ndryshimi mes Shqipërisë dhe Kanadasë ?

-Unë e dua shumë Shqipërinë dhe gjithmonë pushimet atje do i kaloj, por Kanadaja më pelqen më shumë, të jep më shumë mundesi , kulturë shumë ndryshe, çdo gjë është më mirë dhe nuk do e ndërroja me asnjë vend tjeter.

-Në një të nesrme, mendon se do ndjekesh rrugën e sfilatave atje ?

-Nese më jepet mundesia që të ndjek atë rrugetim pse jo, do kisha shumë dëshirë. Por , po ja lë kohës!

-Një vajzë elegante me një bukuri nga natyra , po jeta sentimentale e jotja , si është do na thuash ndonjë gjë për lexuesit?

-Faleminderit per komplimentin, mendoj se kjo pjesë nuk duhet të preket, duhet të mbetet private. Ajo është shenjtërim! Por , vetem kaq !

-Mbi jetën sentimentale nuk na fole dhe e respektojmë. Po dashuria çfarë është për ty?

-Sipas meje dashuria eshte vetë jeta, kjo i permbledh të gjitha. Mos më ngacmo më . Sepse ju e keni profesionin e tillë. (Buzëqesh) Por më kupto…!

-Ushqimi yt i preferuar?

-Nga mënyra e të ushqyerit jam pak keq në fakt, sepse me pëlqejnë vetem ushqimet që nuk duhet ti konsumoj. Por , do ta rikuperoj këtë.

-Po veshjet e tua, ngjyrat?

-Jam shumë te ngjyrat më të perdorura tek rrobat janë ngjyrat e erreta, nuk mund të bëj një zgjedhje mes ketyre ngjyrave.

– Ke një shembull që do ndjekesh rrugen e saj , apo do të jesh vetem Xhoi Fusha ?

-Mendoj qe çdo njeri ka pelqime për një person të famshem dhe është shumë normale, por mua më pelqen të jem vetvetja dhe të ndjek rrugen time.

-Lexon libra , Autorja/ aurori yt e/i preferuar për librat?

-Patjetër që lexoj, ama lexoj me mend dhe pa fotografuar (qesh )Nicholas Sparks është autori im i preferuar.

-Po këngetarja/ këngetari yt i preferuar apo rryma?

-The weeknd dhe Russ. Janë dashuri !

Xhoi, i erdhi fundi intervistes, ishte kënaqësi dhe të uroj gjithçka të realizueshme atje.
Mesazhi yt i fundit për lexuesit e Gazetes Intervista, cili është?

-Shume faleminderit, Ty Hamdi , stafin e Gazetes dhe lexuesit . Mesazhi im është që jeta është e bukur, jetoje si të vij, asnjëherë mos u dorëzohuni, qendroni të thjesht dhe jep më të miren tënde çdo ditë , çdokund. Dhe nëse keni një shans në jetë, shijojeni, por mos e shpërdoroni atë për asgjë dhe me asnjë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here