Fabjola Kuburi: Dr.Artani, ne syte e nje doktori, si paraqitet situata aktuale e Covid-19 ne Shqiperi dhe ne bote?
Dr.Artan Koni, urolog-androlog: -Situata aktuale ne bote paraqitet pak a shume siç parashikohej.
Patem nje rritje eksponenciale te rasteve, rritje e cila u ndoq nga shtimi i rasteve te vdekjeve.
Ka filluar gjithashtu edhe nje ngadalesim i rasteve te reja ne shume vende te botes, nje ngadalesim i cili te jep shprese se situata e emergjences do kaloje shpejt. Ne Shqiperi situata eshte ndryshe, jemi larg nga cdo parashikim i mundshem shkencor. Nese ne semundjet pandemike presim zakonisht nje kurbe rastesh, ne Shqiperi kemi pare nje grafik te çrregullt me zig-zage. Patjeter qe virusi nuk sillet ndryshe ne Shqiperi, e ndryshe ne vendet e tjera. Besoj se kjo situate mund te shpjegohet me numrin e cunguar te analizave te kryera, mbajtjen monopol qeveritar te kesaj analize duke mos lejuar laboratore private apo persona te cilet duan te bejne analizen ne kushte private, qofte edhe nisur nga meraku i tyre personal, apo deshira per te mbrojtur familjaret e tyre, nese do rezultonin pozitive. Me publikimin e shume pak rasteve pozitive, eshte normale qe te mos kesh nje grafik te sakte, per rrjedhoje, mos te kuptosh qe ne çfare pike te semundjes jemi e sa do zgjase.
-Masat u moren ne kohe dhe gjendja eshte kjo qe eshte, po nese s’do ishin marre masat çfare do kishte ndodhur?
-Si fillim mund te them se masat ishin te drejta, por nuk u moren ne kohe, duhet te ishin marre me pare. Italia ishte ne pikun e pandemise, kurse neve ketu jo vetem qe nuk kontrolluam sic duhet kufijte, por benim edhe evenimente te medha shoqerore si tubime para presidences e kongrese partie te Pallati i Kongreseve, apo ndeshje futbolli me tribunat plot. Nese masat nuk do ishin marre, nuk dihet sakte çfare do ndodhte, nga ana mjekesore situata do ishte shume me keq. Gjithsesi, per te qene plotesisht i bindur se gjendja do ishte shume me e keqe, duhet te kishim disa shtete te cilet nuk do merrnin asnje mase…dhe te krahasonim seriozitetin e situates midis shteteve pastaj. Ky eshte nje bast, nje bast te cilin asnje vend i botes se civilizuar nuk guxoi ta merrte. Te gjithe vendet kane marre masa, kush me shume e kush me pak. Eshte e veshtire, mos them cmenduri, te vesh bast shendetin publik. Degjoj shume njerez te cilet e thjeshtojne situaten dhe shprehen se masat nuk duhet te ishin marre fare, se ky virus nuk eshte fare i rrezikshem, se ekonomia eshte me e rendesishme se jeta e 2-3 pleqve. Mendoj se jane njerez te ceket te cileve nuk i ka ndodhur nje fatkeqesi ne familje nga COVID-19, e flasin lirshem. Gjithsesi, do i kujtoja te gjitheve se leket njeriu i do sa eshte gjalle…ne castin qe vdes, i rrofshin leket qe la pas.
-A do kete pasoja ne shendetin e popullates post-karantines?
-Patjeter qe do kete pasoja negative ne shendetin publik pas karantines, e gjitha ka te beje me krizen ekonomike qe do pasoje. Ne krize ekonomike zvogelohen edhe buxhetet e spitaleve, rrjedhimisht nuk i trajtojme ashtu sic duhet pacientet, ose nuk kemi mundesi te trajtojme aq paciente sa trajtonim me pare. Nga ana tjeter, kriza ekonomike do sjelle zvogelim te buxhetit familjar, duke e veshtiresuar marrjen e sherbimit spitalor privat, si me pare. Kriza ekonomike do rrise detyrimisht edhe ikjen e bluzave te bardha ne vendet e BE-se, nje plage e cila do thellohet akoma me shume, duke e bere akoma me te veshtire mbulimin e nevojes per mjeke ne Shqiperi.
-Kemi degjuar kaq shume per keputjen e zinxhirit te ketij virusi, po kur mendohet te ndodhe kjo gje?
-Keputja definitive e virusit do ndodhe atehere kur te kemi nje vaksine te efektshme, nga e cila do behet imune nje pjese e madhe e popullates. Aktualisht kemi 2 vaksina te cilat po testohen. Nese çdo gje do shkoje sipas parashikimeve, pas 1 viti besoj se do arrijme te kepusim zinxhirin e perhapjes se ketij virusi.
-Situata do permiresohet nese…
-Situata ne Shqiperi do permiresohet nese do kemi informacion jo te cunguar nga qeveria per rastet pozitive dhe nese do kryejme me shume testime ne popullate. Terri informativ nuk ndihmon ne gjithe kete histori, perkundrazi, njerezit stresohen me shume perballe nje situate te panjohur. Une psh, stresohem nese kam perballe nje problem te cilit nuk i duket fundi, por qetesohem dhe shoh anen pozitive perballe nje vuajtjeje apo nje sakrifice te cilen e di se do zgjase 1-2 apo 3 jave le te themi. Nese e gjithe shoqeria do kete nje pasqyre te qarte te situates, do arrije te imagjinoje nje rruge-dalje apo nje date perfundimi te gjithe ketij kaosi, nje imagjinate e cila do i sjelle ne rradhe te pare qetesi shpirterore gjithsecilit.
-Bota, mes saj edhe Shqiperia, eshte gjymtuar ne humbje njerezish, ekonomikisht dhe psikologjikisht. Çfare e pret ne te ardhmen njerezimin?
-Shpresoj qe boten ta prese nje ndryshim rrenjesor e botekuptimit per jeten ne pergjithesi. Ishim dhene aq shume drejt anes materiale, sa kishim harruar gjene me te rendesishme, shendetin publik. Nese marrim masa qe mos te demtohet fare ekonomia dhe te humbasim psh nje pjese te mire te popullates, atehere kujt do i vleje kjo ekonomi e shendetshme? Nje ekonomi te ciles, pas gjithe atyre vdekjeve, do i zvogelohet krahu i punes, dhe do bjere detyrimisht. Virusi na tregoi se nuk vlejne kufijte apo muret qe ngrejme per te izoluar vetem tone nga pjesa tjeter e botes…keshtu qe pas kesaj krize, shpresoj te gjejme nje menyre efikase per t’ju pergjigjur globalisht si nje shtet i vetem, pandemive ne te ardhmen…pandemi te cilat patjeter qe do na godasin perseri.