Këngëtarja Fjolla Morina
festoi ditëlindjen e saj,
por ndryshe nga vitet e tjera ,
ajo ndodhej e izoluar në shtëpinë e saj, në shoqërinë e vajzës. Këngëtarja e njohur, ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Vizoni I Pasdites” në Vizion Plus se ajo vetë nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të festonte ditëlindjen në kushte të tilla.
“ Jam në shtëpi. Nuk e kisha menduar asnjëherë, por kështu ndodhi. Aspak nuk u mërzita dhe ka ditëlindje të tjera. Më kanë uruar shumë dhe nuk po ndalen së uruari. I falënderoj të gjithë. Jam vetëm me vajzën në shtëpi, po rri po luaj me të. Torta ka mbetur në frigorifer nuk ka mbaruar akoma.”
Fjolla tregoi gjithashtu se këto ditë I kushton më shumë vëmendje vajzës së saj,e cila edhe gjatë intervistës u bë protagoniste duke ia bërë edhe më të ‘vështirë mamit’ intervistës.
“Luajmë, i tregoj përralla, do të ketë histori. Luajmë me kukulla, përgatis për të ngrënë. Me gatimin jam super dhe me punët e shtëpisë jam shumë mirë. Gjëja e parë qe do bëj kur të dal jam duke u përgatit për një dyqan me fustane për fëmijë me emrin e vajzës dhe për hapjen e lokalit dhe të takoj miqtë e mi që më ka marrë malli ti takoj.”