Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditëlindjen e Dautit nuk e festuam dot, Ramush Haradinaj: Në familje bëjmë jetë ushtari…!

Kushtet e karantinës

e kanë bërë të pamundur

Advertisement

dhe gëzimin e festave familjare.

E tillë ka qenë edhe situata në Familjen Haradinaj. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ish Kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se nuk mundi të festojë ditëlindjen e vëllait të tij Daut Haradinaj, duke u mjaftuar vetëm me një urim në mesnatë.

“Dauti është dhe vëllai im, por edhe shumë shok i imi. Nga koha e luftës humba dy vëllezër në luftë, Shkëlzenin dhe Luanin, pastaj kam humb dhe një vëlla tjetër pas luftë. Dhe nga ata që kemi qenë më të shoqëruar bashkë, ka mbetur Dauti. Ai ka bërë 42 vjet, ia kemi uruar gjithë familja secili veç.
Me thënë të drejtën kam qenë në mesnatë te ai me Anitën. Shkurt, që jemi dhe më afer, sa me ia uru. Kuptohet, me kufizime, tani e pamundur të kalosh në mënyra të tjera të festimit.”

Sa i përket atmosferës në shtëpinë e tij, Haradinaj u shpreh se më së shumti janë mërzitur fëmijët të cilët e kanë të vështirë ta kuptojnë situatën.

“Tashi jemi bërë eskpertë të gjithë se duhet me u bo gati për mësim online, pra me i kyç në linjë, me i gjetë adresën e duhur. Na merr dhe kjo pak kohë, pra kujdesemi për ta dhe pse është online, kujdesemi për ta. Mësimi bëhet në shtëpi, është pak më i reduktuar. Pastaj patjetër dhe fëmijët janë mërzitur, janë mbyll ose në oborr ose dikund. S’ka më jetë të zakonshme, por ata janë fëmijë dhe vështirë ta kuptojnë.”

Si një person aktiv në jetën publike, Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga stërvitja as në kushte karantine.

“Kemi pistë vrapimi në shtëpi, Anita nuk mbahet asnjëhere, dhe unë gradualisht. Unë kam bërë një jetë jo të lehtë, pra jo çdo herë kam pas komoditetin e një jete me shumë mundësi. Ta zemë, një kohë kam qenë në luftë. Pastaj kam jetuar si ushtar. Kam qenë dhe i ndaluar, mbajtja në paraburgim 4 vite në Holandë. Jam mësuar dhe në kushte me u dasht me ndihmu veten, me ato që janë ushtrime me forcë, cardio… jemi në rregull, bëjmë një jetë ushtari të disiplinuar. Çdo ditë, një pjesë të caktuar të kohës ia dedikoj sportit, dhe nuk më pengon hapësira. Pra mund të ushtroj në çdo hapësirë.”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ndërron jetë 27 vjeçarja me Koronavirus një javë pas lindjes

Next Post

Si të ndërtoni një marrëdhënie më të fortë me fëmijët gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi

Advertisement