Miq mos ngatërroni ngrohjen
e motit me uljen e rrezikut nga Coronavirusi.
Mos ta çojmë sakrificën dëm.
Bilanci i të infektuarve po vjen në rritje edhe pse jo agresive, ndaj të vijojmë të qëndrojmë me durim të izoluar çdo nxitim i yni do zgjasë në kohë prezencën e sëmundjes, rrezikun e infektimit dhe humbjes së jetës për njerëzit tanë, kryesisht prindërit tanë që janë në moshë të tretë dhe më të riskuarit. Mjafton të kujtoni që ata mund të ndahen përgjimonë prej nesh vetëm nga neglizhenca jonë. A ja vlen sakrifica jonë dy mujore për jetën e tyre?! Unë them se është sakrifica më e vogël që mund te bëjmë për vete dhe për ta. Të kemi respekt për veten dhe për të afërmit tanë. Dhe ky respekt tregohet përmes kulturës së durimit dhe jo injorancës së sfidimit të sëmundjes. Të bëjmë edhe një sakrificë të vogël nga ritet tona të përditshme për hir të shëndetit vetjak dhe të afërmëve tanë. Nuk është koha për të shpërbërë sakrificën që kemi bërë deri më sot. Është mënyra e vetme të shmangim sa më shumë dëmet që sjell kjo sëmundje shkatërrimtare në të gjitha kuptimet, shëndetësore, ekonomike dhe shoqërore.
Është koha për t’u treguar të zgjuar dhe të duruar!