Xhelal Sopi
lindi 21.11.1977
në fshatin Petrit Komuna e Dardanës.
Ai ishte në Slloveni , dhe prej atje ka shkuar në luftë. U stërvit në Burrel dhe ra dëshmor në operacionin “Shigjeta” në Pashtrik me 1 qeshor 1999 ku edhe u varros në Krumë. Më pas është bërë zhvendosja dhe rivarrimi në varrezat e Dëshmorve në Dardane më 21.11.1999, duke përkuar kështu edhe me ditën dhe muajin e lindjes së Xhelal Sopit. Zyrtarisht në vitin 2019 Xhelal Sopi u shpall hero i Kosovës. Familja e tij vjen nga fshati Zarbicë, Malësisë se Bujanovcit, dhe ajo zonë mburret për prejardhjen dhe origjinën sepse “pinë ujë prej Gurit të zi” Sa u tha më lart është marrë si informaciona prej vëllait të dëshmorit, Smajl Sopi dhe artisti Bekim Ibrahimi konfirmon këto informacione me iniciativën e marrë prej tij dhe poetit Jahe Fida, ku ky i fundit ka shkruar edhe vargjet për këtë dëshmor. Artisti Bekim Ibrahimi është një nga njerëzit që dashurinë për vendlindjen e tregon në shumë mënyra. Ai ka ideuar edhe sloganin për dëshmorin Xhela Sopi “Rrënjët i kam Zarbicali kam pirë ujë te Guri i Zi” duke u bërë kështu edhe autori i sloganit në përkujtim të dëshmorit dhe nderimet tek busti i tij.
Ndërkohë që poeti Fida është një nga penat më të dashura shqiptare. Ai ka lindur në fshatin Grevë të rrethit Dibër në vitin 1955. I diplomuar në Ekonomi dhe i pajisur me pasionin e të shkruarit Jahe Fida ka një botëkuptim mjaft të pasur në vargjet që thurr dhe për tematikën e zgjedhur. Ai ka shkruar edhe per temat e luftes se Kosovës, dëshmorëve, figurave historike dhe ngjarjeve te saj zënë vend të veçantë. Fida ka shkruar mbi 3700 poezi e tekste këngësh, një pjesë e të cilave dhe këndohen…! Bashkëpunimi me Bekim Ibrahimin e ka sjellë këtë herë Z. Fida në këtë poezi kushtuar dëshmorit Xhelal Sopi, duke i bërë edhe familjarët të ndihen të vlerësuar për shpirtin që Xhelal Sopi ka dhënë në mbrojtje të trojeve shqiptare.
Kam pirë ujë te Guri i Zi
( Xhelal Sopi – HERO )
21.11.1977- 01.06.1999
Kur Atdheu l’shoj kushtrimin
me marrë armët, me i dal zot
me UÇK-në mision çlirimin
ne me dhëmbë do ham’ barot
Rrënjt i kam Zarbicali
ujë kam pirë te Guri i Zi
në Pashtrik , n’atë shpati mali
le t’knojn pushkët për liri…
Xhelal Sopi morri vendim
nga mërgata menjëher’ u kthy
mbi gjak t’rënëve bëri betim
ndër beteja ishte në kry.
Bukur k’nonte pushka trimit
melodi për këngë trimërie
fort i ndriste drita e synit
drejt armikut plumbin n’krye
Por n’at ditë të parë Qershori
Ky trimosh hynë n’histori
granatimet prej okupatorit
e shëndëruan në përjetësi.
Në Petrit ngrihet shtatorrja
në atë fshat ku lindi Xhelali
mbi gjak t’tij erdhi fitorja
mbi atë jetë që trimi fali.
Ndaj për trimin s’u derdh lotë
s’shterroi ujë te Guri i Zi
Xhelal Sopi-t për jetë e mot
I k’nohet këngë për trimëri!
Jahe FIDA Tiranë, më 22.04.2020