Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Albian Marku: Arkitektura, kombinimi i artit me shkencën

Arkitektura

është ndërthurja mes kreativitetit dhe saktësië,

mes artit dhe shkencës.

Advertisement

Kështu pohon edhe arkitekti Albian Marku, të cilin e kemi ftuar në një  intervistë interesante ku na çon nëpër labirinthet e krijimtarisë arkitekturore përmes përgjigjeve të gjetura, të artikuluara dhe dashamirëse ndaj artit të tij.

– Albian, për ata që të njohin profesionalisht por edhe për ata që do donin të të njihnin, kush është arkitekt Albian Marku?

-Kam studiuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ,dega Arkitekture në vitet 2005-2010.  Kam pasur fatin të përgatitem nga një plejade profesorësh të mrekullueshëm ,ku vlen të përmend Agron Lufin,Fisnik Kadiun,Vladimir Bregun,Luljeta Bozon etj. Sigurisht në ato vite dega e Arkitekturës ofronte formim të përgjithshëm profesional dhe esencialisht kemi prekur të gjitha kanalet ku aplikohet arkitektura.

– Të ndërtosh shtëpinë sipas stilit tënd apo sipas trendit të fundit?

-Projektimi është proces tekniko-artistik.Baza për një punë të mirë vjen si rezultat i miksimit të dëshirave të klienteve mbi trendet dhe stilit personal që ka çdo arkitekt. Në ditët e sotme literatura është e bollshme.Interneti dhe  teknologjia  ka një ndikim të jashtezakonshëm ne mardhenjen klient-arkitekt,dhe sigurisht për të arritur një produkt final me trendin e rënë dakort dhe patjetër me stil.

-A arrihet përshtatja ideale e hapësirave të disponueshme që ju vënë në dispozicion me idetë tuaja?

-Arkitektura  thuhet ndryshe si Arti i Mobilimit të Hapsirës. Sfida mbi një projekt është përpjekja për të marrë maksimumin nga një hapsirë e vënë në dispozicion. Gjithmonë kam qënë në kërkim te zgjidhjes ideale në cdo projekt,jo gjithmonë ia kam dalë ,pasi në arkitekturë nuk ka nocione ekzakte dhe ideale.Çfarë është ideale për mua ,mund të jete e papëlqyeshme për atë që do e përdore apo jetojë hapsirën e vënë në dispozicion,kështu që thjesht rend drejt ideales gjithmonë.

-Si të bësh një plan të bukur dhe funksional, njëkohësisht?

-Gjithçka nis nga një ide fillestare  e sugjeruar ose e kërkuar mbi rezultatin e ardhshem. Po ti ndjekësh rregullat e projektimit me rigorozitet ,po të kesh pasur një diskutim te shëndoshë me porositësin,si dhe po  te ndjekesh instiktet projektuese që I ke fituar nga eksperienca me patjeter do dalësh me një punë të mirë në përfundim.

-Është iluzion, ide apo vërtet ju arkitektët po mbizotëroni në tregun e punës?

-Fjalia e pare që kam dëgjuar në fjalimin e mirseardhjes ne fakultet ka qënë “Ky profesion s’të bën pasanik ama të bën te jetosh më mirë se çdo profesion tjeter  ”.Pra punë do të ketë gjithmonë për arkitektët. S’di të them nëse ne zotërojmë tregun e punës,por them që në Shqipëri çdo dite po forcohet bindja ,që për të ndërtuar diçka duhet asistenca e Arkitektit.

-Ju merreni me ambientet e brendshme apo të jashtme?

– Me të dyja, interier dhe eksterier!

-Ku konsiston puna juaj dhe si bashkëpunohet me klientin?

-Puna përfshin projektin e plotë arkitektonik ,qoftë ky interier ashtu dhe eksterier,aplikimin për t’u pajisur me leje si dhe zbatimin e punimeve ne rast se lipset një angazhim i tillë. Bashkëpunimi me klientin është faza më e rëndësishme e një projekti. Duhet të ndërtohet një marrëdhënie e afërt me ta që të kesh mundësi të zbulosh dëshirat dhe gustot që ata kanë. Me pjesën më të madhe të klientëve kam  ndërtuar marrëdhënie shoqërore fantastike që e ruajmë edhe sot.

 -Këtu në Shqipëri, tendenca për ta ndërtuar shtëpinë me një profesionist është një trend i ri dhe, rrjedhimisht, kam frikë se mund të mos kuptoheni mirë me klientët tuaj, apo jo?

-Në të vërtetë ,nevoja për të ndërtuar shtëpinë me asistencën e arkitektit nuk është më tendencë,por një domosdoshmëri.Njerëzit tashmë e shohin arkitektin, jo vetëm si menaxher të gustove apo të ideve që kërkojnë,por dhe si konsultues të buxhetit që do përdorin për projektin. Çdo projekt nis me diskutime mbi buxhetin dhe po më atë diskutim mbaron. Ndodh rrallë që arkitekti te mos merret vesh me klientin.Si rezultat  i fushave të dijes  të gjithanshme që një arkitekt duhet të zotëroje ,aftësitë për t’u kuptuar me klientin janë ndër më të rëndësishmet .

-Nëse arrihet gjithmonë në konkludime, mos ndoshta ndodh sepse klienti ka gjithmonë të drejtë?

-Varet nga klienti. Ka kliente që kanë informacion apo eksperience në ndërtimtari dhe sigurisht kur ata kanë të drejtë konkludohet shpejt dhe rezultati është  i pritshëm. Por ka dhe nga ata që e kane të vështirë përceptimin ne ndërtim,në të shumtën e rasteve nuk kanë të drejtë. Roli I arkitektit ështe të mos I jape të drejte klientit kur ai nuk kupton se po bën apo po thotë diçka gabim. Fundja ne paguhemi për ti bërë gjërat siç duhet dhe jo për t’i bërë qefin. Ata që e bëjnë janë matrapaze jo profesionistë.

-Cili ka qenë klienti më i keq me të cilin keni punuar?

-Përpiqem të mos e mbaj mend…!

-Po më i miri?

-Pjesa me e madhe tyre. Siç thashë dhe më lart kam shumë shokë dhe miq që i kam njohur nga puna.

-Po një arkitekt i mirë?

-Santiago Calatrava..Konstuktor i jashtëzakonshëm dhe arkitekt magjik.

-Ndoshta nuk është shumë e lehtë të zgjedhësh personin që do të projektojë shtëpinë tënde dhe, sipas shijeve tua. Çfarë u këshilloni atyre që janë në kërkim të një arkitekti?

-Nuk është aspak e lehte. Këshilloj që nuk duhet hezituar të intervistoni apo t’u shikoni punët disa arkitekteve ,pa u nxituar ,dhe pastaj te zgjidhni ate që i përshtatet më shumë  ideve dhe gustove që keni. Është me rëndësi që mbi të gjitha arkitekti të jetë I komunikushëm dhe guximtarë në profesion. E mira nuk  ka fund por arkitekt të keq nuk ka.

-Të zgjedhësh një arkitekt të ri, që nuk ka shumë eksperiencë, por është më afër modernes, apo një tjetër, që ka eksperiencën, por ndoshta ka një stil jo shumë bashkëkohor?

-Normalisht një arkitekt me experience të ofron më shumë siguri se një i sapo diplomuar. Kjo s’do të thotë që  arkitekti  i ri të shihet me dyshim. Por  i qëndroj asaj që thashë më lart që duhet të kontaktosh disa arkitekt tju shohësh punët,ti njohësh dhe pastaj të zgjedhësh atë që i përshtatet stilit që preferon.

-Pse një person që do të bëjë një plan shtëpie apo diçka tjetër duhet t’ju zgjidhte juve?

-Kam vite që e ushtroj këtë profesion special.Në pjesën më të madhe të puneve që bëj kam bashkepuntorë. Dy apo më shumë mendje për një punë është favor i madh për dikë që kërkon asistencë për të projektuar banesën.

-Keni tashmë disa vite pune. Mendoni se keni zgjedhur profesionin e duhur?

-Absolutisht kam zgjedhur profesionin e duhur. I jam mirënjohës prindërve të mi për mundësinë që më krijuan për t’u përgatitur në këtë profesion,në mënyrë të veçantë babait tim piktor për leksionet dhe orët e gjata të punës parauniversitare.

-Çfarë duhet të dijë paraprakisht dikush që do të studiojë Arkitekturë. Keni ndonjë këshillë që mund t’i vlejë aspirantëve në të ardhmen?

-Arkitektura është një kombinim i artit me shkencën,pra duhen studentë shumë të mirë dhe që kanë njohuri të mira në vizatim. Ky profesion kërkon aspirantë me durim dhe përqëndim të lartë. Janë me fat ata që do të kenë mundësinë të fillojnë studimet e arkitekturës dhe ti përfundojnë ato.Procesi mësimor është Intensiv por shumë  i bukur.Në një farë kuptimi është shkollë arti, ku të krijon mundësinë të kesh kujtime të veçanta.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Disa mendime, dyshime dhe bindje të miat mbi Covid-19. Nga Edi Oga!

Next Post

Ju prezantojmë Shkodran Zeqirin, talent në futboll dhe muzikë

Advertisement