Kantautorja dhe kengetarja Ina Qato
u be e njohur kur lancoj kengen e saj te pare
ne bashkepunim me kengetarin e talentuar Aldo Musaku, “Tabu”.
Kenge ritmike dhe deri diku e prodhuar per tregun muzikor. Nje artiste e cila me besim dhe pune ka arritur te percjell ne tregun muzikor artin e saj. Ajo ka ardhur me nje trend muzikor te ushqyer me emocion dhe ambicie. Ina Qato, e ka arritur suksesin duke qene nje femer e pavarur dhe duke nxjerr ne pah vitytet e suksesshme qe çdo femer sot duhet ti kete. Arti eshte bota e saj, ku gjen veten dhe shpirtin krijues. Nje nderthurje shume ndryshe eshte percjell edhe ne klipin e kenges “Zbrazeti”.
Dy fjale per kengen “Zbrazeti”…
Askush nuk e kupton qe ne fillim se cfare ndodh.. Vjen dhimbja, trishtimi i cili pershkallezohet ne irritim, urrejtje dhe ne fund renkim i shpirtit. Askush nuk do donte te perjetonte nje semundje zbrazetie, por ja qe nuk harrohet lehte. Ulja e kokes sinjalizon fundin e tregimit e cila jep ndjesine sikur dhimbja ka mbaruar, por qe ka lene gjurme. Ina Qato e ka sjelle fabulen e zbrazetise shpirterore nen nje interpretim te mahnitshem ne klip. Te kendosh dhe te interpretosh bukur ploteson tablone e nje artisti te vertete!