Xhesika Polo
përveçse këngëtare është dhe autore tekstesh. Ajo njihet për zë potent dhe vokal të fuqishëm ku kryesisht bën pjesë në muzikën e zhanrit pop. Si asnjëherë tjetër, ajo ka vendosur të sjellë nje stil ndryshe nga herët e tjera. Një femër me flokë tē prera zero nuk është diçka që jemi mësuar të shohim çdo ditë, prandaj dhe reagimi i shumë prej ndjekësve të saj ka qenë i fortë dhe me tone të rënda me zgjedhjen që ajo ka bërë. Një nga reagimet e saj shoqëruar me batutë ishte: “Me falni 1000 herë që nuk ju mora leje për flokë e mi…”
E për të reaguar plotësisht duke treguar edhe njëherë vlerësimin që ka ndaj ndjekesve të muzikës së saj, ajo ka bërë një postim në rrjetin social Instagram ku thotë se: Është zgjedhja e saj e askush se ndryshon dot.
“Ofendimi quhet bullizëm” Çdokush ka shije personale dhe ka të drejtë të shprehë mendim e tij, por jo të ofendojë. Prinderët e mi më kanë mësuar të bëj gjërat që mua më bëjnë të ndihem mirë dhe e lumtur. Këshilla ime është të mos tregohemi negativë, t’a pranojmë ndryshim tek të tjerët dhe ti duam për atë që janë, dhe jo për atë që duan të shohin të tjerët”
