Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajza feston ditëlindjen në izolim, Besniku i NRG Band: Jemi të mbyllur në shtëpi 24 orë

Këto ditë të vështira izolimi

është duke i kaluar edhe Besniku,

vokalisti i grupi NRG Band.

Advertisement

Vajza e tij, Una ka ditëlindjen sot dhe është duke e festuar në izolim për shkak të virusit COVID- 19, që ka pushtuar të gjithë botën.
Una ka bërë 2 vjeç dhe në një lidhje direkte nga Prishtina, për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus Besniku ka rrëfyer më shumë se si ai dhe familja e tij po e kalojnë periudhën e karantinës.
“ Kishim plan të bënim një organizim më të veçantë për ditëlindjen e vajzës, por duke parë situatën, jemi kyçur në shtëpi. Unë jam i vetmi që dal, për të bërë blerje, pastaj në shtëpi.Ne kishim planifikuar një festë të madhe, por gjithsesi unë dhe gruaja u munduam të organizonim diçka modeste. Veshi fustanin që i kishim përgatitur. Bashkëshortja përgatiti një tortë gjithashtu”, ka rrëfyer Besniku.
Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë, duke u treguar mirëkuptues me ata persona që janë mërzitur nga kjo situatë, por duke vendosur theksin tek kujdesi dhe shëndeti.
“Jemi mërzitur të gjithë në shtëpi, por duhet të kemi durim dhe të respektojmë rregullat. Po të gjithë të rrimë mbyllur, kjo fazë do të kalojë sa më shpejt. Duhet të kemi durim, i them shoqërisë se nëqoftëse nuk rrimë në shtëpi, nuk do të kemi pushime”, u shpreh ai.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Balerini i njohur tregon si e kalon ditën në karantinë...

Next Post

Maluma anulloi koncertin në Shqipëri për shkak të Coronavirus-it, ja kur do jetë ai në Tiranë

Advertisement