Identifikimi i gjendjeve të ndryshme emocionale

na ndihmon të kemi një vetëdijësim

më të lartë të ndjenjave tona dhe të dimë të përcaktojmë më shumë sesa thjesht “mirë” apo “keq”.

Ky polarizim i mënyrës sesi ndihemi, nuk bën gjë tjetër vetëm se nxit ndjenjat e turpit dhe fajit. Kështuqë, është shumë e shëndetshme që të dimë të dallojmë dhe emërtojmë emocionet tona në mënyrën e duhur.

Edukimi emocional nis që herët në fëmijëri, por nuk është asnjëherë vonë për të kultivuar pjekuri emocionale dhe një të kuptuar më të mirë të vetes dhe të tjerëve. Ndryshe nga ajo që perceptohet rëndom, që shprehja e emocioneve, komunikimi i tyre dhe të qënit vulnerabël  është shprehje dobësie, e vërteta është se të ndash përjetimet personale me të tjerët kërkon kurajo dhe është për t’u vlerësuar.

Disa emocione pozitive janë:

Entuziasëm

Krenari

Lumturi

Shpresë

Kënaqësi

Qetësi

Mirënjohje

Optimizëm

Qetësi

Motivim

Besim

Dashuri

Respekt

Mbështetje

Inkurajim

Mirëkuptim

Mirësi

Disa emocione negative janë:

Zhgënjim

Trishtim

Pavendosmëri

Inat

Mllef

Urrejtje

Turp

Faj

Xhelozi

Zili

Zemërim

Frustrim

Stres

Ankth

Burimi: Humanum.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here