Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Oxa : Pas “Ma bella” e ardhmja rezervon projekte surprizuese dhe të veçanta!

Me nje emer artistik te veçante

e te padegjuar me pare Minus

emri i vertete i te cilit eshte Andi Hoxha,

Advertisement

vjen me nje kenge bashkepunim te cilen si duket e kishin projektuar prej kohesh. Vokali i veçante i tij ka spikatur ne tregun muzikor duke sjelle edhe sukses ne bashkepunimin e tij te pare me kengetaren Blerina Matraku. Kenga parardhese e tij ” Call me” ka qene nje tjeter sukses i tij qe e shtyu kengetarin qe jeton ne France te vazhdoje ne rrugen e muzikes me shume vendosmeri dhe pasion. Njihuni me Minus…! 

Fabjola Kuburi:- Minus, ne kohe virusesh duket se eshte me mire te jesh minus sesa plus apo jo ? Pse Minus dhe kush eshte personazhi qe vjen nen petkun e artistit ?

Minus:- Kjo eshte nje nga pyetjet me te bukura qe me jane bere. (Buzeqesh) E vertete qe duke pare gjendjen aktuale te shkaktuar nga koronavirusi me mire te jesh minus, sepse nese je plus, mund te shpetosh nese ke imunitet te forte ose mund te shkosh ne boten tjeter ne te cilen nuk i dihet nese te eshte rezervuar nje dhome ne hotelin e parajses apo jo… Madje, uroj sa me shume “Minus”ne te gjithe boten gjate kesaj periudhe, dhe vecanerisht ne Shqiperi ku ndodhet dhe familja ime, motra qe punon ne maternitet qe eshte e ekspozuar ndaj ketij rreziku dhe prinderit qe jane pak te moshuar. Shpresoj madje me kete emer artistik Minus te sjell mbaresi dhe te fitojme luften kunder ketij virusi sa me shpejt dhe me sa me pak pasoja per njerezimin. Shume persona, ndjekes apo te aferm te mi i intrigon emri im artistik Minus. Ne te shumten e rasteve e anashkaloj kete pyetje ose nuk jap shpjegime sepse eshte diçka relativisht personale. Gjithsesi, besoj se tani eshte momenti te shpjegoj perse kete emer artistik. Ne fakt ne jete te gjithe kalojme veshtiresira, dhe keshtu kam pasur dhe une, veshtirsi nga me te ndryshmet, duke nisur nga ardhja i vetem ne France ne moshen 19 vjeçare per te kryer studimet e larta, larg familjes. Mund te duket qesharake per disa por studente te tjere te huaj qe takova ne France u kthyen ne vendet e tyre sepse nuk ia dolen dot. Ishte hera e pare per mua qe shkeputesha nga familja dhe madje nje shok ne Shqiperi me tha “mos ik ne France se nuk do ja dalesh”. Une ju pergjigja “do iki, rendesi ka ta provoj dhe jo te fitoj”.  Fjalia e tij “mos ik se nuk do ja dalesh” me dha motivim dhe force. Ne France i vetem arrita me sukses te perfundoja studimet, edhe se shpesh here isha kisha veshtiresi ne rrugen time, dhe pengesa nga me te ndryshmet (duhet te punoja 2-3 pune ne te njejten kohe per te financuar studimet e mia dhe nuk çlodhesha kurre). Pervec ketyre, kalova dhe shume zhgenjime, ne miqesi, ne dashuri etj si shume njerez te tjere. Ne keto momente rrezohemi dhe shkojme « minus » qofte ne llogari bankare (qesh) qofte ne aspekte te tjera te jetes. Por keto jane momente qe na bejne te ringrihemi me te forte. Dhe ja ku jam sot, perfundova me sukses studimet, tani kam nje pune ne Paris, dhe “minus” eshte nje menyre ironike per t’ju pergjigjur atyre veshtirsive te jetes qe nuk na mposhtin dot por dhe nje menyre per ti dhene nje “minus” personave qe percjellin negativitet apo atyre qe na kane zhgenjyer gjate jetes. Shoku i ngushte ne Shqiperi, artisti i muzikes Zero (Leka Sata emri i vertet) duke me njohur shume mire, me thirri i pari me kete emer artistik Minus. Sot e falenderoj shume kete mik te veçante qe gjithmone me ka mbeshtetur dhe me dha kete emer qe simbolizon personalitetin tim. Mund te duket pak emer negativ ne pamje te pare, por ne fakt eshte nje emer artistik qe percjell pozitivitet dhe force.

– Muzika, Minus, dhe Jeta çfare kane te perbashket ?

-Muzika, Minus, dhe jeta te perbashket kane endrren, nje enderr per t’i sjelle diçka te bukur kesaj bote nepermjet muzikes. Sic thote dhe Nene Tereza, “jeta eshte nje enderr, realizoje”.

– Minus, çfare e beni dyshen tuaj ne kengen e re « Ma Bella » me Blerina Matrakun kaq te suksesshme ?

-Te them te drejten ne fillim kur filloi ideja e projektit ne koken time ishin me shume kengetare si Tayna, Dhurata Dora apo Kida. Por kur degjova zerin e Blerines menjehere ndjeva diçka frymezuese. Blerina Matraku ka nje ze origjinal dhe shume te veçante me nuanca te lehta folklori popullor, por qe me teper ka shume harmoni me zerin tim.

Kenga “Ma Bella” eshte kaq e suksesshme sepse te dy zerat tane perputhen dhe nderthuren shume bukur. Kenga ka nje histori te inspiruar nga jeta reale dhe zerat tane e transmetojne ne menyre perfekte kete histori. Ne historine e kenges, une kam pak rolin e djalit te zhgenjyer, pak “agresiv” dhe kokefort, nderkohe qe Blerina ka rolin e vajzes me zerin sensual qe me qeteson dhe ben qe une te rikthehem perseri te ajo. Te dy, hera heres largohemi, hera heres afrohemi sic jane pjeset e klipit me kercimin, me lojen e shahut dhe pjesa me kalin ku eshte me shume djali qe i vjen rrotull vajzes. Ne jeten reale dashuria eshte si nje loje shahu. Gjithmone djemte dhe vajzat ne nje histori dashurie here perpiqen te lendojne njeri-tjetrin, here i falin dashuri pa limit njeri-tjetrit, here te tjera kane krenari dhe egoizem dhe duan te fitojne “lojen e shahut” duke bere tjetrin te vuaj, por ne fund te fundit gjithmone dashuria triumfon. Ne arritem ta simbolizojme shume mire kete skenar jete jo vetem me vokal por dhe me interpretim dhe ky eshte çelesi i ketij suksesi.

 – Ti jeton jashte por karrieren do ta zhvillosh ne Shqiperi, pse kjo zgjedhje ?

-Ne fakt endrra ime eshte qe te bej karrier ne te gjithe boten haha. Endrra e çdokujt mund te ishte kjo qe  e gjithe bota te degjoje ty, siç eshte rasti i artisteve shqiptare internacional sot si Gashi, Rita Ora, Dua Lipe etj. Por duke qene se une jam lindur dhe kam jetuar ne Shqiperi deri ne moshen 19 vjeçare, dua ti sjell nje kontribut vendit tim nepermjet muzikes. Per me teper dua ti sjell diçka te re botes muzikore shqiptare per faktin qe jam nje nga te paktet artiste shqiptar qe kendoj frengjisht, gjuhen e dashurise qe pelqehet nga shume shqiptare. Artisti Azet eshte shembulli me i mire i nje shqiptari qe kendon gjermanisht dhe qe ka shume sukses ne Shqiperi sot. Por mendoja shpesh qe mungon dikush qe te beje te njejten gje ne Shqiperi por ne frengjisht. Me pasion i perkushtohem qe ti fal publikut shqiptar kudo qe ndodhen kenget e mia ne frengjisht. Pjesen me te madhe te kengeve te mia i kendoj ne frengjisht por shpeshhere fus dhe disa fraza ne shqip sepse keto dy gjuhe perputhen shume bukur ne muzike madje kjo nderthurrje jep intrigim dhe mister qe njerezve ju duket terheqese. Nuk e mohoj qe duke qene se une jetoj ne France do me pelqente te kisha karrier dhe ne France. Madje nje pjese te ndjekesve te mi i kam franceze. Idealja per mua do ishte te merrem me muzike ne Shqiperi por edhe ne France. Gjithsesi, doja te theksoja qe muziken e bej per pasion dhe jo per karriere. Do ishte hipokrizi te thoja qe karriera nuk me pelqen, por kete karriere do e perdorja per ti falur lumturi kesaj bote me ane te muzikes.

 – Muzika per ty eshte nje pasion per shpirtin apo nje profesion per xhepin.

-Muzika per mua eshte nje pasion per shpirtin qe jep goditje ne zemer.

 – Cfare pret Minus nga publiku ?

-Nga publiku gjeja me e rendesishme qe pres eshte te degjojne kenget e mia. Kjo eshte kenaqesia ime me e madhe. Kur shikoj komentet pozitive qe me vijne ne Instagram nga njerez te ndryshem nga vende te ndryshme (Shqiperi, France, por edhe nga vende te largeta si Turqia, Maroku, Amerika) emocionohem se tepermi dhe ndihem i vleresuar ne projektin e realizuar me Blerina Matrakun. Se dyti pres te me dhurojne perkrahjen dhe mbeshtetjen e tyre sepse vetem keto me japin motivim qe une te frymezohem qe te sjell projekte te reja dhe te bukura. Gjithmone mundohem te percjell nje mesazh me ane te kengeve te mia ne menyre qe publiku te rigjeje veten dhe te ndihet mire.

Pres gjithashtu qe publiku mos te hezitoje te kenaqet me kengen “Ma Bella” duke e kercyer dhe  duke e vendosur neper makina, klube nate, rrjete sociale. Nje artist i ri si une ka nevoje per mbeshtetje dhe dashurine e publikut. Njesoj si nje ekip futbolli qe ka nevoje per tifozeri per te shenuar gola dhe une kam nevoje per publikun per te avancuar dhe sjelle projekte sa me interesante.

 – Me çfare merresh tjeter pervec muzikes ?

-Pervec muzikes bej profesionin qe ma lejuan studimet ne France, jam Asistent i Parandalimit te Rreziqeve Profesionale ne nje universitet ne Paris. Punoj ne nje sherbim te universitetit qe merret me permiresimin e kushteve te punes se personelit ne menyre qe ata te punojne ne kushte optimale dhe te ndihen mire ne pune (aspekti fizik, ambjenti ne pune, zgjidhja e konflikteve etj).

Nje tjeter pasion imi eshte sporti. Ne France kam kryer 4 vjet nje art marcial qe quhet Capoeira qe nuk ekziston ne shqiperi. Eshte nje art marcial qe e ka origjinen nga brazili ne kohen e skllaverimit. Capoeira i lejoi sklleverit te liroheshin nga zinxhiret dhe te gjejne lirine.

Jam marr dhe me sporte te tjera si futbolli, boksi, MMA por aktualisht merrem me palester per te rikuperuar pas nje lendimi qe pata gjate nje seance stervitjeje ne MMA.

Ne kohen e lire me pelqen te shkoj ne restorante, kinema dhe te bej shetitje ne natyre. Me pelqen shume gjithashtu te bej shetitje ne pyll ose te shkoj ne disa fshatra turistik ne France. Eshte shume e rendesishme per mua te rikthehem shpesh here ne natyre per te gjetur paqen dhe energji pozitive qe te fal natyra.

Ne weekend zakonisht largohem nga Parisi dhe shkoj ne Tours ku kaloj kohe me motren dhe nipin tim. Kurse mbremjet ne weekend zakonisht i kaloj ne disko ose ne lokale me ambjent latino ku mund te kercej Salsa dhe Bachata me miqte e mi ketu ne Paris ose ne Tours.

Kurse aktualisht aktiviteti im kryesor eshte shetitja nga nje dhome ne tjetren sepse jemi ne “izolim” edhe ketu ne France per shkak te koronavirusit. Kjo gjendje me lejon te rikthehem te aktivitetet kryesore sic jane bisedat e shpeshta me prinderit, motra dhe mbesa qe ndodhen ne Shqiperi, nepermjet internetit, gatimi, stervitja ne shtepi.

Sigurisht qe nje nga aktivitetet e mia te shpeshta eshte te kendoj dhe te bej tekste kengesh.

– Cfare do te kete ne te ardhmen nga Minus ?

-E ardhmja rezervon shume projekte muzikore surprizuese dhe te veçanta.

Se shpejti do kem nje projekt tjeter muzikor ne bashkepunim me nje artist te njohur te muzikes shqiptare B2N te cilin e pershendes dhe e falenderoj shume sepse kur isha i vogel e kisha enderr te realizoja kenge dhe klip me te. Klipi eshte realizuar ne Itali dhe muzika eshte stil ndryshe nga “Ma Bella”. Kjo eshte dhe veçantia ime si artist qe gjithmone mundohem te risi te ndryshme ne boten e muzikes. Me tej do kem nje bashkepunim te dyte me artisten e talentuar Blerina Matraku, per te cilin jemi akoma ne faze projektimi te idese por duke pare qe “Ma Bella” po pelqehet shume nga publiku me siguri dhe bashkepunimi i dyte do jete i suksesshem. Per me teper me Blerinen perputhemi shume artistikisht. Akoma nuk eshte menduar nese kete here do dalim dhe me performance te “Kenga Magjike” apo do realizojme nje videoklip de dyte.

Krahas ketyre projekteve kam dhe nje projekt tjeter me nje artist shqiptar qe jeton ne Angli qe eshte i ri por ka shume potencial, emri artistik i te cilit eshte Krazy. Edhe ai projekt eshte nje stil komplet ndryshe muzike.

Keto jane 3 projektet e mia te ardhshme por me siguri qe do kete dhe te tjera.

Per momentin nuk po jap shume detaje, po lej pak suspanse sic themi ne frengjisht.(Buzeqesh)

– Ne fund, çfare mbetem pa thene, nje mesazh ne keto kohe probleme globale ?

-Bota po perjeton nje krize sanitare te veshtire qe ka pasoja te renda per njerezit e kontaminuar me kete virus dhe per ata qe kane humbur te afermit e tyre. Eshte nje pandemi globale qe sulmon organet tona me vitale sic jane mushkrite por edhe zemra sipas disa mjekve francez.

Vecantia e ketij virusi eshte qe mund te jete i parrezikshem per nje person te kontaminuar, por ky person ja transmeton nje tjetri i cili mund te nderroje jete dhe ne te shumta raste mund t’ja ngjisim te afermve tane sic jane shoqeria apo prinderit.

Prandaj mesazhi i qarte eshte qe ky eshte nje nga momentet e pakta ne jete ku duhet te tregohemi solidare me njeri-tjetrin dhe konshient duke respektuar qendrimin ne shtepi. Ky eshte nje akte i thjesht por qe shpeton shume jete njerezish. Nese do kishim nje mundesi te shpetonim jete njerezish, kete mundesi e kemi konkretisht ne keto momente.

I jap gjithashtu kurajo te madhe te gjithe personave qe perkushtohen me mund te madh per te mposhtur kete virus dhe per te risjell normalitetin, vecanerisht te gjitha ekipet medikale apo dhe vullnetar qe vendosin jeten e tyre ne rrezik per te shpetuar te tjeret.

Kenga “Ma Bella” erdhi ne kete krize te veshtire, por ne vendosem gjithsesi ta publikojme ne kete moment per te sjelle pak paqe dhe gezim ne zemrat e publikut ne menyre qe te harrojme pak trishtimin dhe emocionet negative. Mund edhe te ishim gjykuar qe publikuam klipin ne kete periudhe por jam i mendimit se e keqa mund te mposhtet me nje te mire. Per me teper ne situat izolimi te gjithe kane nevoje per diçka te re qe te argetohen dhe te kalojne kohen dhe besoj se kenga “Ma Bella” i pergjigjet kesaj nevoje.

Besoj se mesazhi tjeter eshte se kjo krize po na lejon te kuptojme qe ne jete ka gjera thelbesore qe nuk duhen harruar sic jane bisedat me prinderit, solidariteti, aktivitetet e thjeshta sic jane gatimi apo leximi i librave.

Nepermjet kesaj krize bota po na ben te kuptojme qe ajo ka nevoje te marre fryme, dhe qe njerezimi duhet te jete konshient qe nuk duhet dhe te dezekuilibroje ekosistemin nepermjet industrializimit masiv dhe shkaterrimit te natyres. Duket se ne kete heshtje te perkoshme aktivitetet e zakonshme njerezore si konsumimi pa limit si gjera siperfaqsore. Ky eshte nje mesazh qe ne duhet ti kthehemi aktiviteteve te thjeshta qe kane me shume vlere sesa gjerat artificiale.

Besoj qe ne fund te kesaj situate njerezit do jene me shume te ndergjegjshem per gjera thelbesore ne jete qe me perpara nuk i vinim rendesi dhe do bejne me shume kujdes per te respektuar natyren, kafshet dhe boten ku jetojme.

Per te mbaruar kam nje falenderim te veçante per te gjithe njerezit qe me kane ndihmuar ne realizimin e projektit “Ma Bella” duke filluar nga studio qe realizoi me perkushtim iden, kengen dhe klipin, FullMoon Production ne vecanti drejtoret e kesaj studio Eli G dhe Klaudia Shehu dhe ekipin e tyre.

Falenderoj gjithashtu Blerina Matrakun me te cilen kete projekt e realizova me pasion dhe Gresa Kotri qe ishte Make-Up per Blerinen diten e xhirimeve te klipit.

Falenderim te madh per Gent Fatalin dhe Apollo Producer qe realizuan muziken e kenges, regjistrimin vokal te saj dhe mixmaster. Flow dhe perfundimi i tekstit u realizua gjithashtu me Gent Fatalin.

Nuk duhen harruar dhe persona te tjere qe me ndihmuan ne disa perfeksione si Aldo Rrotaj, Dj Andysh, Carine Esteve dhe Baptiste Pizzinat si dhe Lil Boy Savage (Mario Aliko emri i vertet) i cili me ka ndihmuar ne realizimin e projektit “Call me” e ne shume bashkepunime te tjera!

Nje falenderim edhe per Vinea_Resort_SPA ku u mundesuan xhirimet e klipit.

Per ta mbyllur falenderoj familjen, te afermit, shoqerine dhe publikun per mbeshtetjen dhe kurajon qe me japin vazhdimisht.

Ju mund ta ndiqni artistin ne rrjetin social instagram @minus_officiel
https://instagram.com/minus_officiel?igshid=1uvani2yjzelu

si dhe ne kanalin e tij ne youtube

https://www.youtube.com/c/minusofficiel

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Edhe vetëm edhe produktiv në karantinë! Nga Marsida Simo, sociologe!

Next Post

Jo muzika por lavatriçja, pasioni i ri i Era Rusit do t’ju habisë!

Advertisement