Të shtunën e 29 shkurtit
moderatori i emisionit “Mix & Shake”
Erald Farruku udhëtoi drejt vendit më të prekur me Corona virus pas origjinës së tij (Kinë) dhe konkretisht në Torino.
Ditën e martë nga një story e tij zbuluam që udhëtimi i tij kishte qënë një vizitë vetëm disa ditore, pas kthimit të tij, por së fundmi ai mungoi në moderimin e emisionit “Mix & Shake”. Dyshimet ngrihen akoma edhe më shumë duke qenë se ai vetëm disa orë para transmetimit publikoi një tjetër story, ku shihej i mbuluar nga maska mbrojtëse. Gjithsesi akoma nuk kemi një konfirmim ose jo nga ana e tij dhe një shpjegim për mungesën në formatin e tij. Na mbetet të presim nëse të premten do e shohim ose jo në moderim bloggerin Farruku!
