Këngëtari i famshëm kolumbian,
Maluma do të performojë ditën e Verës në Tiranë.
Tashmë të gjithë fansat e tij mezi po presin ardhjen e këngëtarit me famë botërore, aq sa edhe një vajzë afroi 20 mijë euro vetëm që të pinte një kafe me të.
Por mesa duket këngëtari nuk do të ngjitet në skenë i vetëm pasi atë do ta shoqërojë edhe një këngëtare shqiptare. Bëhet fjalë pikërisht për Kidën, e cila e ka konfirmuar vetë në një postim në ‘Instagram’ ku edhe ka zbuluar se do të performojë krah tij.