Besi ose Gjini siç e kemi njohur në programin “Portokalli”, mbetet humoristi më i dashur nga të gjithë shqiptarët! I gjykuar shpeshherë nga postimet e papëlqyera nga ana e fansave, ai i anashkalon gjërat me humorin që e karakterizon që prej fëmijërisë. Përveç aktrimit, ai edhe këndon dhe është futbollist shumë i talentuar. Bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj është cilësuar si femra më e bukur e showbiz-it. Dasma e tyre la mbresa përrallore, ku flitet se Besi ndryshoj edhe fenë. Një gjest për t’u admiruar në kohët e sotme, ndonëse të gjithë e dimë se shumë pak nga të rinjtë e sotëm shqiptar mund të bënin një veprim të tillë.
Filmi i ri “Falco” i ka sjell shumë suksese dhe ka bashkuar emrat më të njohur të ekranit shqiptar.
Atë e karakterizon një “magji” e tepruar humori, dhe ditët në karantinë duket sikur nuk po i përballon. Postimet janë shumë komike për disa nga fansat, ndërsa për të tjerë dyshuese duke komentuar se; deri në ditën e 10-të, Besi nuk mund ta përballojë dot.
Përgatiti: Blerina Mahmutaj