Ajo është një personazh
jo pak i njohur në botën shqiptare
por jo vetëm edhe atje ku ajo jeton në Zvicër.
Nga një ish modele ku në atë kohë të gjithë e donin ta kishin në kopertinë ka kohë që i është larguar modelizmit duke u marrë me kohë me gjëra më serioze, pasi tashmë është edhe një nënë por edhe një personalitet pasi ajo është Asambleiste e Partisë Liberale Radikale në Zvicër. Po flasim për Saranda Ademi e cila megjithëse jeton larg ajo kurrë nuk e heq shikimin nga çdo gjë që ndodh në Kosovë te vendlindja e saj. Ajo është nxehur shumë e duket me të drejtë tek shikon mospajtime edhe në këtë kohë epidemie mes partive politike në vendin tonë. “Për deri sa në vendet e tjera mundohen të sigurojnë popullatën, politikanët e Kosovës përfitojnë edhe në këtë fazë kritike ti rezervojnë kolltuqet në Parlament. Zvicra e njohur për paqe dhe siguri i shtyn votimet e 17 majit për në shator. Shtrohet pyetja cili ështe qellimi I isa mustafes qe te perfitojn nga kjo propaganda KORONAVIRUS”- shprehet ajo. Kujtojmë që Saranda Ademi është vajza e atdhetarit, veprimtarit të lëvizjës për çlirimin kombetar, inxh. Fehmi Gervalla Ademi. BS