Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gjendja psiko-sociale e vetëizolimit në javën e dytë. Nga Marsida Simo, sociologe!

Gjendja psiko-sociale e vetëizolimit

 në javën e dytë

Çfarë po ndodh nga java e parë tek e dyta?

Advertisement

Java e dytë, për një pjesë tuajën mund të jetë pak më e komplikuar dhe më e vështirë. E them një pjesë e juaja, sepse reagimet dhe përballja me sfidat nuk është e njëjta për të gjithë. 

Megjithatë, mund të theksojmë se java e parë kaloi mes habisë, mos pranimit, mos dëshiës për të pranuar atë që po ndodh. Kjo fazë konsiderohet si koha e befasisë e cila shoqërohet me frikëndaj të resë që paraqitet. Gjatë kësaj kohë individi priret tˋi zmadhojë problemet dhe të jetë mosbesues ndaj lajmeve apo të tjerëve. Më pas ju morët aq shumë informacione sa nuk po iseleksiononit dot. Ditët rodhën mes ankthit, por dhe dëshirës qëtë mbarojë shpejt. Këtë mund ta quajmë edhe si fazën e parë të situatës. 

Në javën e dytë, mendja ka filluar të kuptojë që kjo situatë nuk është lojë, ka seleksionuar informacionin dhe përballet me të vërtetën që e gjitha kjo po ndodh, dhe ndër të tjera mund tëzgjasë. Ankthi shkaktohet edhe prej panjohurisë që kemi për këtë situatë sepse nuk mund ta krahasojmë me një ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën që të dimë zgjidhjen. Këtë zgjidhje e presim nga të tjerët dhe kjo na e shton padurimin. Po ashtu kufizimi i lëvizjes për disa mund të duket e papërballueshme dhe mbytëse. Mos harrojmë se si shoqëri, të paktën më të rinjtë, pjesën më të madhe të aktiviteteve i zhvillonin jashtë derës së shtëpisë. Dhe tani ata ndjejnë dëshirën për tu rebeluar për të paguar çdo çmim vetëm e vetëm që mos ta humbasin rutinën e mëparshme. 

Çfarë mund të bëjmë?

Nuk janë ditë të lehta këto, por edhe jo e pamundur për të bërë kujdes për një periudhë që është kalimtare. Lëreni kohën të bëjëpunën e saj, ju shijoni ditën. Vendosni në përparësi shëndetin tuaj, dhe të familjarëve. Nëse në një moment keni mendime tëkeqija, shfokusohuni, levizni në dhomën tjetër, telefono një mik, lexo një libër, shkarko një aplikacion të ri, gatuaj diçka, apo çdo gjë që di të bësh më mirë.

Email: marsidasimo@hotmail.com

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Spanja në situatë kritike,neurokirurgu Sallabanda: Nuk mësuam nga Italia,spitalet janë plot...

Next Post

Mbledh 200 mijë euro për të prekurit me Koronavirus në Kosovë, Labinot Tahiri: Duam të shkojmë në 800 mijë

Advertisement