E ftuar mëngjesin e sotëm në “Rreze dielli”
ishte prezantuesja e njohur shqiptare, Ketrin Gjoça.
Në një rrëfim për karrierën e saj më shumë se 30 vjeçare në ekran, Ketrin Gjoça tregoi se e kanë hequr nga puna e nga programi që drejtonte në mënyrë jo elegante. Me tone të ashpra ajo ka bërë thirrje që të shikohen modelet italiane të të bërit televizion.
“Në televizionet italiane, ata persona që kanë një eksperiencë, i mbajnë, i ruajnë. Figurat janë figura. Nuk e di pse drejtuesit tanë të televizionit, vijnë në televizion, në atë institucion publik dhe mendojnë që duke hequr figurat e ekranit që kanë gjetur atje, figura të konsoliduara, do krijojnë një televizion të ri. Në emër të të bërit ‘televizion të ri’ heqin figura të rëndësishme. Nuk është ky televizioni!
-A ke ti një program në mendje?
Kam disa programe në mendje, ndaj më vjen keq që nuk jam në ekran. Mungojnë programe për fëmijë. Nuk po them si në atë kohë.
Ama të lutem shumë, nëse dikush thotë po Keti ti nuk erdhe të sjellësh një ide, nuk vuajmë për ide. Dikush duhet të më thërrasë të më ngarkojë diçka.”
-Ty nuk të lejojnë të jesh më në ekran sepse je një figurë e vjetër?
Në sy kaq ashpër nuk ma ka thënë njeri, por sapo erdhën drejtuesit e ri, më hoqën programin me të cilën isha në transmetim. Unë isha me një program në transmetim, aneksim në mënyrë jo elegante. Është hera e parë që e them këtë gjë, por do ta thoja edhe sikur mos të pretendoja të dilja në ekran.” shprehet Ketrin Gjoça.