Më shumë se kurrë më parë,
sot kam zgjedhur të flasim thjeshtë,
aq thjeshtë sa të kuptohemi me pak fjalë, le të bëjmë një përpjekje…
Ndonjëherë, kur kuptohemi me pak fjalë, apo me fjalët e shpirtit, kuptohemi në skaje, ku nuk do të arrinin dot as fjalët e shumta, sado bukur formuluar qofshin ato! Të dashur tërinj, përveçse me shpirt, sot dua të flasim edhe troç. Eshtë momenti të flasim aq hapur, sa të trembemi sa duhet, e të reagojmë më shumë seç duhet. Frika dhe ankthi jane një mësuesshumë i mirë për njeriun, përsa kohë nuk na cojnë në bllokim të pamenaxhueshëm, ndaj rri i qetë, do të të flas aq troç sa duhet, duke të ftuar të më degjosh, të më besosh dhe duke tu lutur: TE REAGOSH.
Të gjithë ne, po kalojmë ditë të pazakonta, jemi të rrethuar ngathirrje, mesazhe, lutje, dëshmi dhe fakte të pamohueshme që duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të mbrojtur jetën. Tëmbrojmë jetën tonë, të mbroj jetën tënde, të mbrosh jetën time, të mbroj jetën e sapo filluar të femijes tim, të mbrosh jetën e prindërve të tu, të mbrojmë jetën e mbetur të gjyshërve tanë. I dashur i ri apo e re që e ke marrë lehtë luftën me vdekjen edhe sot që ajo po hedh valle mes nesh, do t’iu lutesha të ndaloni qoftë për një sekond, për të menduar se nëse ka një luftë të cilën kurrë deri tani njerëzimi nuk e ka fituar dot, është ajo ndaj vdekjes.
Të paktën kjo luftë deri tani nuk është fituar ashtu siç mendon ti, duke i vënë gjoksin krenarë të moskokëçarësit. Për të fituar këtëluftë ka forma të tjera, por ato janë shumë më ndryshe nga ato qëti mund të jesh duke menduar dhe bërë këto ditë. Të fitosh këtëluftë, se pari do të thotë të jetosh. Të fitosh këtë luftë, do të thotëtë vlerësosh jetën. Të fitosh këtë luftë do të thotë ti bindesh jetës, të kujdesesh për të, ta duash, ta adhurosh dhe ta jetosh atënë çdo çast që fati deshi ta kesh. Jeta është një dhuratë e pakrahasueshme dhe e pazëvëndësueshme me asgjë, si e tillë ne kemi lindur për të jetuar, ndaj ti mos jeto se ke lindur. Nëse e nënvlerëson jetën tënde, ke bërë një krim që do ti dhembë fort vetë kriuesit tonë aq bujarë, e nëse nënvlerëson jetën e tjetrit, dhimbjes së krimit tënd i shtohet shumë më tepër edhe pesha e këtij veprimi të parandalueshëm sa je në kohë, e të pa kthyeshëm nëse ti lejon që koha të ta kalojë. Mos e lejo kohën të ta kalojë ty kësaj here, sepse nëse do ta lejosh, ajo do të ndëshkojë rëndë nëpikën më të dobët por edhe më të fortë njëkohësisht që njeriu ka, do të të godasë pa mëshirë ndërgjegjen tënde.
Po flas shumë troç? Më shumë se sa mendove? Do të vazhdoj ta bëj, do ta bëj deri kur ti të më kuptosh mirë mua. Do të vazhdoj të flas në këtë formë, derisa ti të më shpërblesh duke e dashurjetën. Vetem kaq të kërkoj, të duash jetën, e të bësh detyrëntënde këto ditë. Vetem kaq, të lutem dhe një herë, bëje sa nuk është vonë, bëje tani sa je në kohë, bëje tani sa koha ta jep këtë mundësi, pasi koha shpesh është e pamëshirë, nuk i përsërit mundësitë e dhëna.
Gabriel Garcia Marquez në momentet e tij të fundit të jetës,thoshte se: Ekziston gjithmonë një e neserme dhe jeta na jepedhe mundësi të tjera që ti bëjmë gjërat siç duhet, por nëse bejmë gabime na mbetet vetëm e sotmja. Profesioni im më mundëson të mirëkuptoj pak më teper rreth asaj që ti nuk po bën siç duhet në këto ditë, por asgjë nuk justifikon që nëpërmjet moskujdesit për jetën, ti bësh karshillëk pa e menduar vdekjes.
Unë e kuptoj se kur personi është në stres dhe ankth sikursemund të jesh dhe ti sot, përdor shumë mekanizma mbrojtës për të lehtësuar ankthin e tij. Por kupto edhe ti, se njeriu duke dashur të reduktojë ankthin me mekanizmin e gabuar, mund të shkaktojë një katastrofë pa e kuptuar dhe pa pasur një qëllim të tillë. Një nga këto mekanizma mbrojtës të rrezikshëm që mund të aktivizojë mendja jote keto ditë për të qetësuar ankthin, është mohimi.
Duke mohuar realitetin, kam dëgjuar këto ditë plot persona që mekanizmi i tyre mbrojtës i mohimit ju errëson racionalizmin në ekstrem, duke përfunduar në gjykime pa sens racional, ku mohojnë gjithçka. Situatën e konsiderojnë fryrje nga media, e konsiderojnë të pavertetë të gjithën, edhe pse në qytete të caktuara varrezat nuk kanë me vende për të vdekurit, edhe pse mjeket luten për të jetuar, edhe pse dëshmi të gjalla mbushur me dhimbje e trishtim na rrëfehen çdo ditë. Unë e kuptoj se në këto raste nuk është arsyeja e ftohtë që po flet tek ti, por ankthi nëpermjet një forme të gabuar dhe shumë të rrezikshme.
Mos moho asgjë, shikoje realitetin drejtë dhe përballu me frikën tënde, vetëm kështu qartësohet arsyeja e mbuluar nga ankthi, duke ndërtuar besimin e saktë për të bërë veprimet e duhura.Thirrja ime është plot shpresë sepse më buron nga besimi që kam tek ti, po, po unë kam besim tek ti. Jo më kot kërkoj nga ti sot, që ti bashkohemi jetës. Sapo të gjithë sëbashku të kapemi fort për dore rreth jetës, vdekja do të mposhtet. Ajo është një mburracake që më shumë se çdo gjë tjetër, ka frikë jetën, e jetasot je ti!
Punoi: Besmir Guri, psikolog,
Rubik, Mars 2020.